LAJMI I FUNDIT:

Ishte ndalur në Merdar nga policia serbe, lirohet Rada Trajkoviq

Ishte ndalur në Merdar nga policia serbe, lirohet Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, e cila ishte ndalur sot nga policia serbe në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, përkatësisht në Merdar, është liruar dhe i është lejuar të futet në Kosovë, pasi autoritetet serbe kryen kontroll të detajuar te ajo.

Siç thotë ajo ishte duke shkuar në një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hoovenier, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që arsyeja pse ishte ndalur dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë, siç thotë ajo ishte pritja e një vendimi të marrë nga Beogradi se kinse për të ka një “lloj ndalese”.


“I kam dorëzuar dokumentet dhe ata më hoqën nga komunikacioni, pritëm 10 minuta dhe më pas u nisa për t’i pyetur se për çfarë bëhet fjalë, për faktin se veturat e tjera kalonin krejt lirshëm… Ata thanë se po presin vendimin e Beogradit, dhe se për mua është ngritur një lloj ndalese apo duhet të më bëjnë një tretman të veçantë dhe nuk po më japin dokumentet”, tha Trajkoviq.

“Tani po qëndrojmë akoma këtu, kanë kaluar dy orë e gjysmë. As nuk po hyjnë e as nuk po dalin”, tha orë më parë Trajkoviq.

Ajo pranoi se policia serbe i kanë bërë një kontroll të detajuar veturës – duke analizuar çdo detaj. Megjithatë në fund është liruar dhe ajo është futur në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori