LAJMI I FUNDIT:

ISHP: Edhe shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania

ISHP: Edhe shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania

Integrimi i sistemeve, ju jepet mundësia qytetarëve të plotësojnë procesin e vaksinimit në Shqipëri dhe anasjelltas.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.

“Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas”


Instituti i Shëndetit Publik informoi gjithashtu se, nisur dhe nga rekomandimet e Komitetit të Eksperteve për paraqitjen e kartës së vaksinimit në kufi, të dhënat e kryerjes së vaksinës si dhe njehsimi i certifikatës së vaksinimit, po dokumentohen në sistemet tona të integruara të regjistrimit të personave të vaksinuar dhe më pas reflektohen në sistemin e-Albania.

“Certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin certifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit. Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori