Ish-zëvendëskryeministri serb Zharko Koraq ka reaguar pas deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiq lidhur me bërjen të ditur të emrit të kryeministrit në 48 orët e ardhshme.
Koraq që ishte në këtë detyrë gjatë kohës së Zoran Gjingjiqit, gjatë një emisioni në mediet serbe thekson se Vuçiq është vetmi që vendos për çdo gjë në ketë shtet.
“Fakti që Vuçiqi tha që e di emrin e kryeministrit por do ta tregon pas 48 orëve, kjo po duket si një farsë ‘Unë e di, në fakt nuk e di, por do t’iu tregoj, por iu tregova [emrin e mandatarit]…’. Kjo ne aspektin psikologjik tregon vetëm një gjë, tregon qe aj është i vetmi qe vendos ne ketë shtet, që askush nuk din asgjë përveç tij, dhe në ketë mënyrë ai në natyrën e tij autoritare po e rrjep deri ne maksimum dhe praktikisht po ia paraqet tërë shoqërisë”, tha Koraq.
“Ai e ka bordin drejtues, aty do te duhej te diskutohej dhe te jepen argumentet se kush do të ishte më i miri [për mandatar], pastaj te merret mendimi i shumicës se anëtarëve të bordit. Mirëpo, Vuçiq vepron ne atë mënyrë që ‘Unë e di, lërë bordin…!”. Në këtë mënyrë po dërgon mesazh të pandërprerë, mesazh i cili tani për tani është me drastik dhe ajo është që “Për gjithçka në Serbi vendosi vetëm unë!” dhe aj e tha ketë që “Vetëm unë e di se kush do të jetë kryeministri!”, e gjë që është e pabesueshme”, shton ai.
Politologu serb thekson se ky është një mesazh ndaj publikut dhe vartësve të tij partiak.
“Ky është mesazh edhe publikut edhe kolegeve partiak, pra ‘Unë jam ‘shefi’ i Serbisë, unë jam i vetmi qe vendosi, unë jam i vetmi qe i di te gjitha!’. Ky është mesazhi i tij i vazhdueshëm qe ne ketër shtet vendos vetëm një njeri. Pasi po votojnë që 3-4 herë në pushtet atëherë me siguri shumicës se popullit serb po iu konvenon kjo mënyra e qeverisjes së tij”, thekson Koraq.
Ai thotë se mungesa gjashtëmujore e qeverisë tregon se Vuçiq e ka drejtimin e faktik të vendit, duke e keqpërdorur Kushtetutën e Serbisë.
“Këtu eksiton edhe një problem, i cili si duket nuk është problem për shoqërinë tonë. Politikën me rregull duhet ta udhëheq qeveria. Pra, kur një shtet 6 muaj nuk ka qeveri shtrohet pyetja se kush po e udhëheq politiken e shtetit. Presidenti i shtetit nuk e udhëheq politiken, ai e përfaqëson. Kjo shkruan në Kushtetutë. Është fakt që kjo qeverisje është qeverisje faktike dhe Vuçiqi po e keqpërdorë në mënyrë kundër kushtetuese. Pra, ne që 6 muaj nuk kemi institucion i cili, në çdo shtet normal, i udhëheq politikat, e ajo është qeveria”, thotë ai.
Koraq shton se Vuçiq e kërkon një qeveri që nuk ka asnjë fuqie, pra që nuk bartës serioz i politikave në vend.
“Nëse ti ankohesh qe do të jetë një dimër i vështirë, që ka mungesë të emergjentëve, që situata në Evropë është e vështirë, që mund të ketë incidente në Kosovë, etj., atëherë ti duhesh ta formosh një qeveri kompetente. A prezanton njerëz ku dikush e mbështet Rusinë, dikush thotë (si ministrja Mihajlloviq) nuk e mbështes, kryeministrja edhe e mbështet edhe jo, pra aspak nuk ka një tërësi homogjene. Kështu që Vuçiqi e dëshiron këtë lloj qeverie e cila ne fakt s’ka kurrfarë fuqie, e cila nuk ka një qëndrim unik dhe e cila nuk mund të del në publik si një bartës serioz i politikave në Serbi”, shton Koraq.
Po ashtu, ai gjatë kësaj interviste jep shembullin e Stalinit ku pas vdekjes nuk ka mundur t’i afrohet askush, duke e përshkruar atë se çfarë është lideri autoritar.
“Sa i përket ‘liderëve autoritar’. Kur ka vdekur Stalini s’kanë guxuar t’i afrohen tërë ditën. S’po e krahasoj Vuçiqin me Stalinin por vetëm po shpjegoj çka është lideri autoritar. Ai nuk ka zëvendës. Vuçiqi kur nuk do të ketë zëvendës, ai është unik dhe kjo është natyra e këtij lideri. Vuçiqi po i rrezon njerëzit të cilët eventualisht do te mund ta zëvendësonin. Ai po i përdor tabloidet e tij që t’i ‘hanë’ njerëzit rreth tij që kanë bile pak autoritet”, shpjegon ai.
Në fund, Koraq thotë se të gjithë ata ministra që do të emërohen do të marrin vesh vetëm nëpërmjet medieve dhe se në çdo qeveri të Vuçiqit ka pasur më shumë njerëz jokompetent se sa të duhur.
“Jam i bindur që gjysma e ministrave që do t’i cakton si ministra, do ta marrin vesh nga mediat që janë bërë ministra. Në çdo qeveri të Vuçiqit më shume ka pasur njerëz jokompetent sesa kompetent. Kjo është për faktin qe atij nuk i intereson qeveria, ai sillet si ‘perandor’ i vetëshpallur i cili vendos vet. A e keni vërejt ku vazhdimisht thotë ‘Unë duhet ta bëjë këtë, unë duhet ta bëjë atë… E tërë Serbia është mbi supet e mia’. Kjo është e pabesueshme se si po merr përkrahje kaq të madhe [nga votuesit], nga gjysma e qytetarëve të Serbisë”, përfundon Koraq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës