LAJMI I FUNDIT:

Ish-pronari i Bordeaux dëshiron të blejë Romën

Ish-pronari i Bordeaux dëshiron të blejë Romën

Biznesmeni amerikan dhe ish-pronari i Bordeaux, Joseph DaGrosa është i interesuar të blejë Romën

Oferta e Dan Friedkin duket se nuk është më në tavolinën e Giallorossëve dhe La Republica tani raporton se DaGrosa është kandidati më serioz.

55-vjeçari e kishte blerë Bordeauxin në nëntor të vitit 2018, mirëpo e shiti atë 12 muaj më vonë.


Justin Kluivert. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Ai më pas kishte treguar interesim për blerjen e Newcastle United, por humbi dhe tani klubi është duke u blerë nga një fond i Arabisë Saudite.

Edhe pse e shiti klubin francez, DaGrosa nuk e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij që të blejë një klub tjetër.

Nicolo’ Zaniolo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Në kushte të tjera të planeve tona, ne nuk jemi duke shikuar klube vetëm nga Amerika Jugore, por që jemi të interesuar në Evropë dhe duam që të jemi nën lëkurën e lojtarëve që duan suksese në një klub”, ka thënë ai për NBC Sport.

“Jemi në bisedime me disa klube, por më e mira do të vije së shpejti”, ka shtuar më tej DaGrosa.

Roma thuhet se është pjesë e planeve të tij dhe me gjasë mund t’i blejë të gjitha aksionet në klub. /Telegrafi/