LAJMI I FUNDIT:

Ish-luftëtari i UÇK-së, Haxhi Lladrovci: Pasi dështuan me Haradinajn e Limajn tash po akuzojnë edhe Thaçin e Veselin

Ish-luftëtari i UÇK-së, Haxhi Lladrovci: Pasi dështuan me Haradinajn e Limajn tash po akuzojnë edhe Thaçin e Veselin

Ish-luftëtari i UÇK-së, Haxhi Lladrovci thotë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë si qiriu dhe e pastër si loti.

Lladrovci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se që i ri ka dëgjuar për Hashim Thaçin e Kadri Veselin kur ishin shokë të idealit të Fehmi e Ramiz Lladrovcit.

Ai thotë se lufta e UÇK-së ka qenë “e drejtë si qiriu dhe e pastër si loti”.


Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se aktakuzat janë përgatitur në “kuzhinat e Beogradit, Moskës e një pjese të Evropës”.

Lladrovci thotë se në fillim të luftës bota demokratike nuk kishte shumë informacione për UÇK-në.

“Pasi ata na vëzhguan, filluan kontaktet e para dhe duke parë organizim e drejtë ata filluan edhe të bëhen aleatë me forcat e UÇK-së. Pasi u bënë aleatë ata ngritën UÇK-në edhe në bisedime”.

Lladrofci thotë se kjo drejtësi dështoi me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.

“Iu dashtë që në kuzhinat e Beogradit dhe të Moskës të zihen këto akuza dhe të dalin në prag të bisedimeve. Besoj në luftën e drejtë të Presidentit Thaçi e Kadri Veselit dhe të gjithë luftëtarëve tjerë”.

Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se edhe gjatë luftës ka pasur vëzhgues ndërkombëtarë ndërsa sipas tij pas lufte KFOR-i ka qenë gjithmonë këtu dhe nuk kanë pse të kenë pretendime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori