LAJMI I FUNDIT:

Ish lojtari i Liverpoolit sulmoi trajnerin, pezullohet nga klubi francez

Ish lojtari i Liverpoolit sulmoi trajnerin, pezullohet nga klubi francez

Sipas mediumit të njohur francez “L’Équipe”, qendërmbrojtësi francez, Mamadou Sakho është pezulluar këtë të mërkurë nga Montpellier pas sulmit ndaj trajnerit Michel Der Zakarian.

Për shkak të sulmit të ndodhur pas stërvitjes së djeshme, drejtuesit e skuadrës së Ligue 1 vendosën të nisin një hetim të brendshëm, me synimin për të dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe për të konstatuar saktësinë e fakteve.

Sakho do të dëgjohet javën e ardhshme, por vendimi i skuadrës franceze për pezullimin e lojtarit tashmë është marrë.


Mamadou Sakho, ish-futbollist i Liverpoolit, dyshohet se sulmoi trajnerin në dhomën e zhveshjes pas stërvitjes.

Paraditen e kësaj të mërkure, Montpellier njoftoi pezullimin e tij, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë as të futet në ambientet e klubit, ndërsa pritet edhe përjashtimi i tij.

Nisur nga ajo që ndodhi, tifozët vendosën një pankartë në hyrje të qendrës stërvitore mëngjesin e sotëm, ku ofenduan Sakhon dhe familjen e tij, duke i kërkuar që të largoheshin nga Montpellier, por ajo u hoq shpejt nga skuadra franceze./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori