LAJMI I FUNDIT:

Ish hajni përmirësohet

Ish hajni përmirësohet

Një dyqan në Bristol të Anglisë ka marrë një letër kërkim-falje dhe 100 funte nga një ish vartës i drogës i cili kishte vjedhur 400 cigare në vitin 2001.

Imran Ahmed, 27-vjeçar, i cili udhëheq dyqanin Raja Foods në Easton, është mbetur pa fjalë kur ka hapur letrën, raporton BBC.

Ai ka thënë se ndryshimi i zemrës së hajnit ishte “një gjë shumë e mirë” dhe se ai ka për qëllim të jap ato para tek ndonjë bamirësi që merret me çështjen e drogave.

Letra e hajnit rrëfen: "Një natë para shtatë vitesh po ecja afër dyqanit tuaj dhe pashë që dikush e kishte plaçkitur. E pata shfrytëzuar këtë mundësi të futem në dyqanin tuaj ku edhe vodha 400 cigare. Paratë në këtë zarf (100 funte) janë për të paguar cigaret të cilat i kam vjedhur nga ju”.


"Gjatë asaj kohe po përdorja shumë drogë dhe jeta ime është një ferr i vërtetë, derisa tani më nuk përdorë drogë dhe luftojë për një jetë si duhet dhe të ndershme. Si pjesë e shërimit tim po mundohem t’i ndreq të gjitha gabimet të cilat i kam bërë në të kaluarën, së paku për aq sa mundem, dhe kjo është arsyeja pse po ua kthej paratë të cilat i kam vjedhur nga ju”, vazhdon letra.

"Pendohem për dëmin që ju kam shkaktuar në të kaluarën dhe sinqerisht ju kërkoj falje për këtë. E kam pasur shumë gabim që e kam bërë atë gjë dhe shpresoj se kthimi i parave do të kompensojë për këtë dëm, së paku në ndonjë mënyrë të vogël", ka përfunduar letra e ish-hajnit.