Ish Avokati i popullit, Hilmi Jashari ka vlerësuar se rasti i ngacmimit seksual i raportuar së fundmi në Universitetin e Prishtinës, nuk është trajtuar si duhet nga aspekti ligjor dhe ka shkaktuar pasoja.
Profesori i rregullt i Fakultetit të Edukimit në UP, Xhevat Krasniqi, tashmë i dyshuar për ngacmim seksual, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, ku ishte i angazhuar si profesor i lëndës së matematikës.
Më 23.04.2024, Krasniqin e ka pezulluar nga puna rektori i UP-së, Qerim Qerimi pas rekomandimit të Këshillit të Etikës së UP-së që ai të jetë i pezulluar derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit lidhur me denoncimin për ngacmim seksual.
“Unë e shoh që së pari në aspektin ligjor nuk është trajtuar fare ky problem as nga ligjvënësi, është trajtuar në mënyrë shumë të fragmentuar, në disa pjesë të legjislacionit të Kosovës, përfshirë Ligjin për kundërvajtje, Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, barazi gjinore, Kodi Penal. Edhe kur e sheh tash qasja është krejtësisht e ndryshme, nuk e din askush a duhet me shku në procedurë administrative, a duhet ndjekë procedurë kundërvajtëse apo duhet me shku në procedurë penale” – tha Jashari në emisionin “Kallxo Pernime”.
Jashari tregon se çka është dashur të veprojë UP-ja për këtë rast të ngacmimit seksual dhe sipas tij Prokuroria duhet ta trajtojë me urgjencë të duhur.
“Sigurisht se Këshilli i Etikës do duhej me mbajtë një takim, një vlerësim të situatës së krijuar edhe sigurisht që do duhej me marrë një vendim, mirëpo edhe Prokuroria në këtë rast sepse po flasim për vepra penale, Prokuroria do duhej shumë shpejt me trajtu këtë rast, me urgjencë të duhur për shkak të shqetësimit që ka sjellur në opinionin publik, mirëpo edhe për shkak të natyrës që ka” – ka deklaruar ai.
Ai ka treguar se si kanë intervenuar si Institucion i Avokatit të Popullit për një sulm seksual në një shkollë fillore, që ka ndodhur në vitin 2007 ndaj një të miture, prindërit e të cilës janë adresuar te ky institucion.
“Të nesërmen kemi kërkuar prej Policisë me hapë hetime urgjente edhe e dyta, kemi dërguar rekomandimin për suspendimin e menjëhershëm të atij mësimdhënësi. Ka ndodhë suspendimi i menjëhershëm, mirëpo shqetësimi ka qenë pastaj hetimet” – tha Jashari.
Sipas tij, pyetjet e hetueses ishin bërë pa prezencën e psikologut dhe prindërve kur e kanë pyetur të mituren se si kishte ndodhur situata dhe ajo e ka përshkruar.
“’Kemi qenë orë plotësuese dhe mësuesi na ka mbledhë 5-6 veta në klasë, mu m’ka nxitë thotë me shku me pi ujë në qeshmen e oborrit të shkollës, kam dalë, kah jam kthy më ka prit në korridor, më ka futë me një klasë të zbrazët edhe atje e ka prekë, këtë sulm seksual që ka ndodhë” – tregoi Jashari.
Në pyetjen e dytë të hetueses Jashari kujton se e kishte pyetur fëmijën – “E ty a të ka pëlqy?”
Se a e kishte dërguar hetuesen në Inspektorat Policor të Kosovës, Jashari ka thënë se rasti ishte urgjent dhe janë marrë me Prokurorinë, megjithëse ka vlerësuar se ka qenë shkelje e etikës. Kurse, dekani i Fakultetit të Edukimit në UP, Blerim Saqipi ka njoftuar se profesori Xhevat Krasniqi punon në Fakultetin e Edukimit nga vitet 2004-2005, në fushën e matematikës.
Ndërsa, nga Fakulteti i Mjekësisë në një përgjigje për KALLXO.com, më 27.03.2024, kanë thënë se profesori Krasniqi ka qenë i angazhuar në këtë Fakultet përafërsisht nga viti akademik 2016/2017, ku ka ligjëruar lëndën e matematikës në programin e Farmacisë
Denoncimin me shkrim për ngacmimin seksual studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht më 27.02.2024 në Fakultet.
Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, dekan e prodekan, janë mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast kanë ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.
Pas këtij takimi, dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka- Kërliu, denoncimin e studenteve e kishte përcjellë me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës të UP.
Këshilli i Etikës së UP-së përbëhet nga katër anëtarë burra: Iset Morina (kryetar), Skender Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica.
Pesë javë pas denoncimit të studenteve ndaj profesorit të Shkencave të Matematikës, Xhevat Krasniqi, për ngacmim seksual, më 04.04.2024 u mblodh Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës