Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur manipulant të pashoq kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Ahmeti mbi katër vite trumbetoi me 72 dosje kundër tij dhe qeverisjes së tij, që i kishte dorëzuar në Prokurori të Shtetit.
Kryetari i LDK-së theksoi se edhe pse Prokuroria deklaroi se asnjë nga ato raste nuk lidhet me të, gjithë kundërshtarët politik, që i ndihmuan Shpendit të bëhet kryetar, e akuzonin për 72 dosje.
“Edhe kjo përfundoi si gënjeshtër, por Shpendi mori lëvdata se po e lufton krimin dhe korrupsionin. Një manipulant i pashoq!”, shkruan Mustafa.
Lexoni të plotë postimin e kryetarit të LDK-së:
“Lajmi i ditës: Shpend Ahmeti e paditë dike në Gjykatë
Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë.
Shpend Ahmeti, Kryetar I Prishtinës, ka të drejtë të akuzoj të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!
Dikush do të më thoshte: lere se këto janë punë të tyre, ta thejnë qafën.
Janë të tyre por janë edhe tonat!
Njeriu i tij, që e paditi Shpendin për qumështin, është ai që ia kishin instaluar mikrofonat dhe kamerat në trup, ia kishin montuar një takim me djalin tim dhe akuzonin se ky i fudit i kishte premtuar punësime e tenderë që ai të kaloj në Forumin Rinor të LDK-së. Transmetuan gënjeshtrat e tyre në KTV një ditë para heshtjes zgjedhore. Shpendit i konvenoi kjo, sepse shokët e tij të idealit i ndihmuan të zgjidhet Kryetar me montime të rrejshme, të cilat i konstatuan organet shtetërore.
Gati katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë. Njëherë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrenjtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi.
Mbi katër vite trumbetoi me 72 dosje kundër meje dhe qeverisjes sime, që i kishte dorëzuar në Prokurori të Shtetit. Edhe pse Prokuroria deklaroi se asnjë nga ato raste nuk lidhet me mua dhe me emrin tim, gjithë kundërshtarët politik, që i ndihmuan Shpendit të bëhet kryetar, më akuzonin për 72 dosje. Edhe kjo përfundoi si gënjeshtër, por Shpendi mori lavdata se po e lufton krimin dhe korrupsionin.
Një manipulant i pashoq!
Unë, si bartës funksioneve publike, nuk e padita Shpendin, sepse isha i detyruar tu besoj organeve të drejtësisë.
Ndoshta Shpendi ka të drejtë ta padis njeriun e idealeve të tij, por ai do duhej ta padiste edhe veten e tij, për të gjitha manipulimet përmes të cilave erdhi në krye të Prishtinës dhe për shkeljet që i bëri si Kryetar i Prishtinës. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aksi Shëngjin-Velipojë, drejt përfundimit. Shkurton distancën dhe nxit zhvillimin ekonomik e turizmin në veri

LSDM: Të publikohet marrëveshja me kompaninë private për menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja