LAJMI I FUNDIT:

Irish Times: Zaevi mund të kërkojë miratimin e parlamentit pa e pyetur kryetarin Ivanov

Irish Times: Zaevi mund të kërkojë miratimin e parlamentit pa e pyetur kryetarin Ivanov

Gazeta irlandeze ”Irish Times” i ka kushtuar një analizë situatës së tanishme politike në Maqedoni, pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar liderin e opozitës, Zoan Zaev, për të formuar qeverinë e re në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gazeta sjell deklaratën e Zaevit të thotë se ”kriza mund t’ia vë zjarrin Maqedonisë”, ndërkaq vlerëson se refuzimi i Ivanovit për të mbështetur një qeveri shumëetnike ushqen frikën e një konflikti në vend.

”Irish Times” përshkruan situatën politike, duke mos lënë anash çështjen e gjuhës shqipe, si pikë kyçe ku acarohet situata, kurse përmend edhe vizitën e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini.


Sipas kësaj gazete, Zaevi mund që ta mbikalojë kryetarin Ivanov dhe të kërkojë miratim parlamentar për një qeveri, pa marrë pëlqimin e kryetarit Ivanov.

”Ne do të donim që të marrim miratimin formal të kryetarit, por kjo nuk është me rëndësi. është një traditë e mirë që të kërkosh dorën e nuses tënde babait të saj, por nëse ai nuk e jep, prapseprapë ti mundesh që të martohesh me të”, ka deklaruar Zaevi.

Analizën e plotë të ”Irish Times” e gjeni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori