LAJMI I FUNDIT:

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Bidenit

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Bidenit

Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri.

“Epoka e Donald Trumpit dhe ekipit të tij aventurist dhe luftënxitës, më në fund ka mbaruar. Ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat e tyre shkatërruese”, ka thënë Jahangiri, raporton DPA.

Sipas tij, SHBA-ja duhet t’iu kthehet obligimeve ndërkombëtare pas përfundimit të procesit zgjedhor.


Përveç kësaj Jahangiri, ka thënë se Irani ka qenë i shqetësuar, ashtu sikurse e ka përmendur presidenti Hassan Rohani, për kthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore dhe heqjen e sanksioneve.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore më 2018, sipas së cilës, Irani do të duhej të kufizonte aktivitetin bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Përveç këtij veprimi Trump ka aplikuar fushatë me presion maksimal ndaj Iranit.

Sanksionet kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, duke mos harruar edhe përkeqësimin që ka nxitur pandemia COVID-19. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-pjesëtari i

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Azia
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Kalo në kategori