LAJMI I FUNDIT:

Irani ndaloi Shën Valentinin

Irani ndaloi Shën Valentinin

Autoritetet në Iran ndaluan prodhimin dhe shpërndarjen e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, si dhe çdo lloj promovimi tjetër më 14 shkurt, që njihet edhe si Dita e të Dashuruarve. Autoritetet vendosën të ndërmarrin këtë hap për të parandaluar ndikimin e kulturës perëndimore në territorin e tyre, sidomos për faktin se sipas ligjeve islamike kjo festë është “haram”.

Kështu për këtë Shën Valentin në Iran nuk do të gjeni dhurata në formë të zemrës ose kartolina për Shën Valentin, ndërsa në sqarimin zyrtar të autoriteteve iraniane lidhur me këtë çështje thuhet: “Festimi i festave të huaja do të thotë shpërndarje të kulturës perëndimore, ndërsa ne jemi vend i civilizimit të vjetër dhe nuk festojmë dashurinë dhe lidhjen atë ditë. Të gjithë ata që shkelin këto rregulla do të dënohen”. /Telegrafi/