LAJMI I FUNDIT:

IPKO vazhdon mbështetjen e shkollave fillore publike nëpër komuna

IPKO vazhdon mbështetjen e shkollave fillore publike nëpër komuna

Për fillim të mirë të këtij viti shkollor, IPKO e ka bërë rinovimin e shkollave në komunat e Istogut, Suharekës dhe Ferizajit.

Falë donacioneve nga IPKO, dita e parë e shkollës i ka gjetur disa shkolla publike në fshatrat e Kosovës në kushte të përmirësuara të mësimit dhe ambiente të rinovuara.

Në shkollat e fshatrave Vrellë, Gurrakoc (Istog), Dobërdolan (Suharekë), si dhe Dardani të Komunës së Ferizajit, IPKO ka bërë blerjen e bankave, renovimin e banjove, ndërtimin e mbulojës në hyrje të shkollës, si dhe pajisjen e shkollës me projektor dhe laptop.

Këtë projekt filantropik të cilin IPKO në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit e ka filluar në vitin 2014, ndërsa i njëjti ka vazhduar edhe këtë vit. Totali i projektit të IPKO-së me shkollat publike kap shifrën e 50 mijë eurove.

Deri më tani, IPKO i ka përfunduar projektet dhe kërkesat e rreth 40 shkollave fillore publike nëpër fshatrat e komunave të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e kërkesave të realizuara nga shkollat që janë përzgjedhur për mbështetje nga IPKO, kanë qenë edhe mbjellja e fidanëve në oborrin e shkollës, lyerja e klasave, rregullimi i këndit të lojërave për fëmijët, vendosja e rrethojave në oborrin e shkollës, pajisja e shkollës me projektor, laptop dhe TV, plotësimi i bibliotekës me libra të rinj, krijimi i fushave të sportit, rregullimi i tualeteve brenda shkollës, rregullimi i hyrjes së shkollës, kompletimi i kabineteve të artit, muzikës me pajisje, dhe shumë kërkesa të tjera të ngjashme, të cilat e kanë përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e nxënësve të shkollës.

eko1 eko2 eko3 eko5