LAJMI I FUNDIT:

IPKO dhe Yallo me pako të veçantë për kosovarët në Zvicër

IPKO dhe Yallo me pako të veçantë për kosovarët në Zvicër

Kosovarët që jetojnë në Zvicër tani e kanë mundësinë e komunikimit të shpeshtë dhe me orë të tëra me të gjithë të afërmit e tyre në Kosovë, të cilët kanë numrat 043 dhe 049 (në prefikset+38643dhe +38649).

Pakoja e re e yallo në Zvicër ofron 500 minuta për thirrje drejt rrjetit mobil dhe fiks IPKO, 1GB internet të shpejtë 4G, si dhe mundësinë që minutat e pakos të shpenzohen drejt çdo operatori mobil në Zvicër apo drejt Kosovës në IPKO.

“Marrëveshja me IPKO ka qenë shumë e lehtë për tu realizuar, duke qenë se ne së bashku jemi shumë të interesuar që t’i eliminojmë të gjitha pengesat e deritashme të komunikimit për qytetarët tanë” ka thënë Dino Parella, drejtor i shitjes dhe zyrtar i marketingut në yallo.


“Ne besojmë se krijimi i një pakoje që ofron mbi 8 orë komunikim në muaj mes njerëzve në dy shtete të ndryshme është një kontribut i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes anëtarëve të një familje apo një shoqërie në tërësi. Dhe bashkëpunimi ynë me yallo e ofron pikërisht këtë lidhje dhe mundësi mes përdoruesve tanë – i shkrin kufijtë dhe distancat, përmes komunikimit të përditshëm” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

Aktivizimi i pakos është shumë i thjeshtë. Përdoruesit e Yallo në Zvicër duhet të dërgojnë SMS me tekst “IPKO” në numrin 5511, dhe me këtë të abonohen në pakon e cila ju ofron thirrje të lira tek familja dhe të afërmit e tyre në vendlindje.

Telefonia mobile IPKO synon që secilit përdorues t’i jap liri personale të komunikimit, duke qenë në kontakt të pandërprerë me njëri-tjetrin, kudo dhe kurdoherë. IPKO mundohet ta përmbush këtë synim duke ofruar vlerën, kualitetin, shërbimin dhe çmimin më të mirë në treg. /Telegrafi/