LAJMI I FUNDIT:

iPhone, 5 vjet pas lansimit

iPhone, 5 vjet pas lansimit

Nëse nuk e keni ditur, atëherë duhet thënë se sot është një ditë e rëndësishme për nostalgjikët e teknologjisë, pasi që sot është 5 vjetori i lansimit të modelit të parë të iPhone.

Derisa ne mund të kujtojmë zhurmën e madhe që ishte krijuar për telefonin e Apple, firma e njohur e hulumtimeve, comScore ka krijuar një raport vizual për iPhone, prej ditës së parë të lansimit dhe trendit që e ka përcjell telefoni gjatë këtyre viteve.

Nuk është e vështirë të vërehet se shkalla e adoptimit të telefonit të famshëm të Apple ka qenë e jashtëzakonshme, duke u rritur vit pas viti, e posaçërisht në 2010 kur është bërë lansimi i iPhone 4 me ndërfaqen Retina.


Që nga maji i kaluar, rreth 75 për qind e pronarëve të iPhone kanë modelet e reja të telefonit, iPhone 4 ose iPhone 4S, ndërsa vetëm 2 për qind e tyre mbajnë ende modelin e parë të 2007-tës.

Edhe nëse dikur keni pasur një iPhone dhe tani përdorni një telefon tjetër konkurrues, ky raport tregon se sa larg ka shkuar njëri ndër projektet më të mëdha të Steve Jobs. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një "shoqe" - publikohet biseda mes dy robotëve

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?

A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?

Teknologji
Samsung

Samsung "kërkon falje" që ka fituar vetëm 6.8 miliardë dollarë tremujorin e kaluar

Teknologji
Policia gjermane mbylli një

Policia gjermane mbylli një "platformë kryesore të pornografisë së fëmijëve", arrestoi gjashtë të dyshuar

Teknologji
Elon Musk mori robotin Optimus të Tesla-s për një shëtitje nëpër fabrikë – njëri nga komentet e shumta ishte shumë interesant

Elon Musk mori robotin Optimus të Tesla-s për një shëtitje nëpër fabrikë – njëri nga komentet e shumta ishte shumë interesant

Kalo në kategori