LAJMI I FUNDIT:

Inxhinieri i NASA-s infektohet me coronavirus – agjencia mbyll dy qendrat e prodhimit të raketave

Inxhinieri i NASA-s infektohet me coronavirus – agjencia mbyll dy qendrat e prodhimit të raketave

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), ka njoftuar mbylljen e dy qendrave të prodhimit dhe testimit të raketave, pasi një inxhinier në një strukturë kontraktoi coronavirusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qendra Hapësinore Stennis në Mississippin jugor dhe Objekti i Asamblesë së Michoud, rreth 40 milje larg New Orleans do të ndalojnë operacionet, ndërsa lajmi u konfirmua të enjten nga Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

Raportohet se masa u kërkua nga “Faza 4” e udhëzimeve të NASA-s, si përgjigje ndaj fatkeqësive, të cilat rekomandojnë mbyllje të plotë për objektet në kushte emergjente.


“Ndryshimi në Stennis u bë për shkak të rritjes së numrit të rasteve Covid-19 në komunitetin rreth qendrës,  dhe një rast të konfirmuar në mesin e ekipit tonë Stennis”, shkroi Bridenstine.

“Megjithëse nuk ka raste të konfirmuara në Michoud, objekti po kalon në ‘Fazën 4’ për shkak të rritjes së numrit të rasteve Covid-19 në zonën lokale”, shtoi ai.

Tani për tani thuhet se qasja në të dy qendrat do të kufizohet me një grup të minimizuar, grup ky i nevojshëm për t’i mbajtur të sigurta objektet e teknologjisë së lartë.

Bridenstine shtoi se do të ketë ndikime në misionet e NASA-s, për shkak të mbylljeve, përfshirë punën në anijen Orion, i dizajnuar për të dërguar austronautët amerikanë në Hënë në vitin 2024, mirëpo sipas tij shëndeti i personelit është përparësia kryesore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori