LAJMI I FUNDIT:

Investimi që i ndryshoi pamjen Vlorës

Investimi që i ndryshoi pamjen Vlorës

Rikonstruksioni i Shëtitores së Vlorës është ndër projektet më të mëdha të financuara nga BE-ja në Shqipëri në infrastrukturën urbane.

Tashmë, shëtitorja e re mund të mirëpresë aktivitete dhe veprimtari të shumta.

Qytetarët e Vlorës dhe turistët tani mund të gëzojnë zona të reja publike dhe një shëtitore prej 3 km.


Por si e ka ndryshuar ky investim qytetin dhe jetën e qytetarëve të Vlorës?

“Këtu përpara shikoje vetëm bretkosa dhe papastërti të ndryshme”, shprehet një qytetar i Vlorës.

“Ndërtesat e shkatërruara, të ndërtuara pa sistem, ndërsa tani duket gjithçka shumë e bukur. Të jep kënaqësi të jesh qytetar i Vlorës kur kalon në këtë shëtitore”, thekson një tjetër qytetar.

“E kanë bërë shumë bukur, unë kam vite që vij këtu në Vlorë me pushime dhe këtë e kanë bërë fantastike”, thotë një qytetare, transmeton atsh.

Ndërsa Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shprehet se, “Lungomare është krenaria e qytetit. Investimi që i ndryshoi faqen qytetit. Në këtë qytet janë shitur më shumë biçikleta se në 25 vitet e fundit që tregon se impakti që japin veprat në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve është i drejtpërdrejtë”.

‘Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin thekson se, “jam shumë e lumtur që është në një qytet që është transformuar tërësisht nga ajo çka kemi parë vetëm një vit më parë. Faleminderit që e keni përdorur këtë hapësirë, faleminderit që u kujdesët për atë që ju është dhënë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori