LAJMI I FUNDIT:

Interi nën hetime shkaku i trafikimit të futbollistëve afrikan

Interi nën hetime shkaku i trafikimit të futbollistëve afrikan

Policia italiane ka bërë të ditur sot se ka arrestuar tre persona të cilët kryenin një lloj trafiku klandestin, në këtë rast të futbollistëve të rinj, duke i sjellë nga Bregu i Fildishtë në Itali për të siguruar kontrata me klubet e njohura.

“Skafistët e futbollit”, siguronin dokumentacion të rremë për lojtarët afrikanë në moshë të re dhe ata më pas udhëtonin drejt Italisë dhe fillonin provat në klube të ndryshme.

Hetimet e bëra nga policia e Parmës kanë zbuluar skemën e mashtrimit dhe kanë arrestuar një menaxher italian, si dhe dy shtetas nga Bregu i Fildishtë, me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore dhe të falsifikimit të dokumenteve.


Hetuesit tregojnë se janë të paktën 5 futbollistë të moshës 13-17 vjeç të cilët janë sjellë në Itali me letra false, në të cilat përshkruheshin sikur kishin lidhje familjare me shtetas të Bregut të Fildishtë që kishin leje qëndrimi në Itali.

Mes emrave është edhe ai i Asane Gnoukuri, mesfushorit të Interit, i cili u dha huazim në fillimin e vitit 2017 te Udinese.

Atje ai u diagnostikua me një problem në zemër, që e ka lënë këtë vit larg fushave të lojës. Po hetohet nëse klubet ishin në dijeni të falsifikimit të dokumenteve të këtyre futbollistëve të rinj. /360/

Në trend Sport

Më shumë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori