LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për punën më të mirë në botë

Interesim i madh për punën më të mirë në botë

Për më pak se dy javë, prej se është shpallur konkursi për një vend pune si roje e pandave në Kinë, 17.000 njerëz nga e mbarë bota janë paraqitur për këtë punë. Për fat të keq, në marrëdhënie pune do të pranohen vetëm gjashtë roje, dhe atë me kontratë tetëmuajshe.

Konkursi është hapur në kuadër të projektit “Panda” të cilin e organizoi Qendra për Hulumtimin e Pandave në Chengduu dhe Fondi Botëror për Natyrën (WWF).

Rojet e përzgjedhura mund t’u ndihmojnë pandave gjatë lindjes dhe të shëtitën me to nëpër malet e Chengduas, kryeqytetit të provincës Sichuan, për të ruajtur pandat në ambientin e tyre natyror.

Në faqen e internetit pandahome.com, ku janë paraqitur kandidatët, deri të premten janë paraqitur 17.122 persona, njoftuan mediat kineze. Grupi i ekspertëve do të zgjedhë 12 persona në listën e ngushtë, ndërsa në fund të gushtit do të shpallet lista me emrat e gjashtë punëtorëve të rinj. /Telegrafi/