LAJMI I FUNDIT:

Inspektojnë punimet për zgjerimin e rrugës magjistrale Drenas-Skenderaj

Inspektojnë punimet për zgjerimin e rrugës magjistrale Drenas-Skenderaj

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka monitoruar nga afër punët në realizimin e zgjerimit të rrugës me katër korsi që lidh Skenderajn me Drenasin dhe Komoranin në drejtim të autostradës.

Janë vizituar disa vendpunishte në disa nga segmentet e kësaj rruge duke marrë informata nga dora e parë për disa detaje të realizimit të projektit që më fillimin e sezonës pranverore ka vazhduar të realizohet.
Ministri Zharku u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizimit të projektit, ka falënderuar për ndihmën që ka dhënë Komuna e Skenderajt në realizimin e tij.

Edhe Fadil Nura tha se është i kënaqur me realizimin e zgjerimit të rrugës magjistrale. Ai kërkoi që të rritet dinamika e punës sidomos në disa segmente të ndjeshme dhe të frekuentuara, siç është rasti i ndërtimit të urës në rrugën Skenderbeu në Skenderaj, e cila ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve brenda qytetit të Skenderajt.


Të dy udhëheqësit e institucioneve u pajtuan se dinamika e punëve në këtë projekt të rëndësishëm ka shkuar mirë në aspektin e realizimit të tij, si dhe në aspektin e trajtimit të pronave private të prekura gjatë realizimit të tij.

Projekti i zgjerimit të rrugës magjistrale është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt, pasi mundëson lëvizjen më të shpejtë drejt kryeqytetit të Kosovës dhe autostradës në drejtim të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori