LAJMI I FUNDIT:

Inovacioni në Kosovë, i nevojshëm për sektorin privat dhe atë publik

Inovacioni në Kosovë, i nevojshëm për sektorin privat dhe atë publik

Në shënim të Ditës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti sot konferencën me titullin “Diçka për Inovacionin?”, ku u diskutua për ndërtimin e ekosistemit të inovacionit në Kosovë, vënien e Kosovës në rrugën e duhur të inovacionit dhe perspektivën ndërkombëtare mbi inovacionin.

Kryetari i OEK, Arian Zeka duke folur për rëndësinë që ka inovacioni tha se suksesi dhe zhvillimi ekonomik varet shumë nga krijimi i ideve dhe koncepteve të reja të punës.

“Suksesi dhe zhvillimi ekonomik varet shumë nga krijimi i ideve dhe koncepteve të reja të punës dhe kjo është arsyeja pse në si OEK po vendosim që të vëmë më tepër fokus inovacionit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në tregjet e sotme në cilat inovacioni është cilësuar më suksesin afatgjatë të çdo biznesi. Një numër tjetër të aktiviteteve që i kemi pasur gjatë viti 2015 që do t’i vazhdojmë gjatë vitit 2016, kanë po ashtu fokusin dhe ekonominë digjitale. Kjo duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e produkteve ose shërb imeve të cilat ne i sot i konsumojmë nuk kanë ekzistuar para dhjetë ose pesëmbëdhjetë vjetësh, por janë bërë të munduara si rezultat i zhvillimeve të shpejta teknologjike”, tha ai.


Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, tha se Qeveria e Kosovës e ka parasysh dhe është shumë e vetëdijshme për rëndësinë e inovacionit, qoftë edhe përmirësimin dhe zhvillimin e sektorit privat dhe atij publik.

Ai tha se në sektorin publik ka shumë hapësirë për inovacion me qëllimin final që t’u ofrohen qytetarëve dhe kompanive shërbime sa më të lehta, sa më të shpejta dhe me koston sa më të ulët që është e mundshme.

Mustafa numëroi disa projekte të ministrive të ndryshme të Kosovës të cilat kanë të bëjnë me inovacionin duke përmendur këtu edhe kornizën për inovacion në kuadër të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila për qëllim ka përfshirjen e ndërmarrësisë dhe inovacionit në plan-programet arsimore.

Ndërsa, kryedrejtori i American School of Koosva (ASK) Ardian Hoxhaj tha se duhet te fokusohemi ne inovacion, pasi sipas tij, inovacioni gjeneron shpikje dhe i mbyll hapësirat boshe ne sistemin tone, përmirëson proceset, përmirëson funksionin e sistemeve dhe si rezultat ka shume ndikim ne zhvillimin ekonomik dhe social.

Derisa përmendi disa përparësi dhe disa mangësi që ka Kosova për inovacion ai tha se nuk ka investim të mjaftueshën nga bizneset dhe Qeveria për inovacionin, që sipas tij këto investime janë shumë të rëndësishme.

Në këtë konferencë i ftuar special ishte drejtori ekzekutiv i StartupYard, Cedric Maloux, i cili tregoi për punën e StartupYard. Ai tha se vitin e kaluar kishe pranuar 9 milionë aplikacione të krijuara nga njerëz të ndryshëm të cilët sipas tyre përveç parave ata marrin edhe njohuri që mund t’i shfaqin në bizneset atraktive.

Ai shtoi se nga ky numër i aplikacioneve vetëm nëntë ishin pranuar dhe që në këtë vit prapë do të zgjedhen vetëm nëntë persona, që sipas tij është numër mjaft i vogël.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori