LAJMI I FUNDIT:

Injorimi i kërkesës së MZHE-së nga bordi, acaron gjendjen në Ujësjellësin Prishtina

Injorimi i kërkesës së MZHE-së nga bordi, acaron gjendjen në Ujësjellësin Prishtina

Vendimi i bordit të Ujësjellësit “Prishtina” për shkarkimin e kryeshefit Ekzekutiv Gjelosh Vataj dhe disa kërkesa të MZHE-së të cilat i ka siguruar KosovaPress, e cila menaxhon me bordet e kompanive publike, për anulimin e këtij vendimi, si duket është duke acaruar gjendjen në ketë kompani publike.

Kryeshefi ekzekutiv Gjelosh Vataj ka reaguar ndaj një letre të U.D. të kryeshefit të Ujësjellësit, Selatin Ratkoceri duke i hedh poshtë të gjitha siç thuhet në letër: Konstatimet e çakorduara të Retkocerit si të pavërteta dhe të neveritshme.

“Aq më tepër ngase “Informata” synon të arsyetojë vendimin e Bordit dhe vendimeve të instancave madhore të vendit tonë me “rekomandime” se si të sillet Qeveria dhe MZhE në situatën e krijuar”, thuhet në reagimin drejtuar mediave nga Gjelosh Vataj.


Më poshtë po japim reagimin e plotë të z. Vataj dërguar medieve:

Gjelosh Vataj, Kryeshef Ekzekutiv i KUR “Prishtina” ShAReagim ndaj Informatës për medie, të shkruar nga Z. Selatin Retkoceri, më datë 29.8.2015Me këtë reagim i hedh poshtë të gjitha konstatimet e çakorduara të Z. Retkoceri, të dhëna në “Informatën” dërguar medieve më 29.8.2015, si të pavërteta dhe të neveritshme . Aq më tepër ngase “Informata” synon të arsyetojë vendimin e Bordit dhe vendimeve të instancave madhore të vendit tonë me “rekomandime” se si të sillet Qeveria dhe MZhE në situatën e krijuar si dhe “kërcënimit që i vjen kompanisë nga Gjelosh Vataj”.

Komunikata e lëshuar më 29.8.2015, përmban të pavërteta dhe insinuata që synojnë implikimin tim në kontekst negativ duke vënë në dyshim profesionalizmin tim ndaj të punësuarve në Ujësjellës, ndaj konsulencës ndërkombëtare, kontraktorëve, KFW, ZRRUK, ShUKOS, ndaj komunave dhe regjionit.

Tërë këtë konstatim të Z. Retkocerit që del nga “Informata” e konsideroj të turpshëm, andaj e hedh poshtë si të tillë.

Reformat në kompani kanë filluar vite më parë kur jam angazhuar me të gjitha forcat që të zhvillohet kompania, të sigurohet qëndrueshmëria e saj, të racionalizohen shpenzimet, të ulen borxhet dhe humbjet dhe mijëra fakte tjera që argumentojnë suksesin e menaxhimit tim, për këtë mund të shihet nga vlerësimi i punës time dhe performancës së KUR “Prishtina” ShA.Me neveri e hedh poshtë çdo tendencë të Z. Retkoceri të implikojë instancat madhore gjoja se janë duke “bërë luftë speciale” kundër legalitetit të vendimeve, ndikimin ndaj tyre dhe pengimin e punës “disa ditore” të Z. Retkoceri, me përkrahje verbale nga Qeveria në njërën anë dhe gjoja presionin e MzhE kundër tij dhe Bordit.

Përmendja e qëndrimeve të gjoja punonjësve të Ujësjellësit rajonal, të kotraktorëve, donatorëve dhe instancave tjera madhore lidhur me veprimet e fundit në KUR “Prishtina”, rreth situatës së krijuar pas vendimit të Bordit i hedh si plotësisht të pabazuara dhe me tendencë të përfitimit personal të Z. Retkoceri.

Qytetarët kanë prekur rezultatet e punës tonë, partnerët dhe kontraktorët e kompanisë tonë kanë mundur të binden në korrektësinë tonë, investitorët kanë besuar në sinqeritetin dhe profesionalizmin tonë, andaj, me neveri e kundërshtoj këtë letër të ish bashkëpunëtorit tim duke qenë i gatshëm në çdo kohë të jap argumente të fuqishme për rritjen, zhvillimin dhe strategjinë zhvillimore të KUR “Prishtina” ShA.

Jam i gatshëm të jap sqarime, argumente dhe dëshmi në çfarëdo ballafaqimi, jo vetëm me anëtarët e Bordit aktual, por edhe para çdo komisioni ministror apo qeveritar mbi punën e KUR “Prishtina” ShA, diskutim me stafin udhëheqës të kompanisë, auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, madje edhe kontraktorët, komunat dhe regjionin, për të dëshmuar se puna ime ishte, është dhe do të jetë profesionale, e përkushtuar dhe e përqendruar vetëm e vetëm në ligj, thuhet në fund të letrës.

Letra e z. Ratkoceri drejtuar mediave me datë 29.08.2014.Selatin Retkoceri, U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të KUR “Prishtina” sh.a

Përfaqësues, gazetar, zyrtar të mediumeve të shkruar a dhe elektronike të Kosovës me lejoni te ju përshëndes dhe te ju jap një informate te një rëndësie te veçantë për opinionin e gjere. Un Selatin Retkoceri i emruar ne pozitën e U.D. te Kryeshefit Ekzekutiv nga Bordi i Drejtorëve i KUR “Prishtina” sh.a. qe nga data: 14.08.2015, organ ky i vetëm dhe legjitim për të marrë vendime në Kompaninë Regjionale të Ujit “Prishtina” sh.a. ju informoj se nga data 17.08.2015, ditë e hëne kamë marrë përgjegjësitë e plota ekzekutive për të udhëhequr për një kohë të caktuar me Kompaninë. Me datë të njëjtë: 14.08.2015 në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në prezencë të tre anëtarëve dmth me kuorum të të plotë dhe me procedim votimi 2:1 në favor të shkarkimit. Bordi ka shkarkuar nga detyra z.Gjelosh Vataj, për çështje të cilat veç janë të njohura për opinionin.

Problemi nuk është te pjesa e që u theksua me lartë por te gjera të tjera të cilat kanë ndodhur dhe po vazhdojnë në fo rma dhe shprehje të ndryshme deri te presioni verbal dhe psikologjik dhe ndikimet nëpërmjet formave të ndryshme të luftës speciale për të pengu normalitetin dhe ecjen drejtë sukseseve të KUR “Prishtina’ pas ndërrimit që u bë nga Bordi i Kryeshefit Ekzekutiv. Kronologjia e ngjarjeve është kjo:- Emërimi i U.D. së Kryeshefit është pritur me kënaqësi të madhe nga shumica apsolute e të punësuarve në kompani, konsulenca ndërkombëtare, KFË, Kontraktorët, ZRRUK, SHUKOS, Komunat e Regjionit dhe thuajse të gjitha palët e nderlidhura apo që kanë punë me KUR “Prishtina” sh.a.- Në Kompani filloi një frymë e re dhe zyrtarët dhe punëtorët filluan ta ndjejnë një lloj lirie nga diktatura që ishte instaluar për disa vite në Kompani.

Donatorët dhe kontraktorët ndonëse të përmbajtur dhe nga frika se do të ndodhin gjëra jo të mira në kompani gjenin forma dhe metoda për ta shprehur kënaqësinë e tyre për fillimin e reformave në menaxhmentin e Kompanisë. Për qudi të të gjithëve ajo që do të duhej të koontribonte më së shumti në përkrahje të vendimit të Bordit doli kundër dhe filloi furishëm të sfidoj Vendimin legal dhe të plotfuqishëm të Bordit të Drejtorëve për shkarkimin e z. Vataj dhe emërimin e UD te z. Retkoceri. (është kjo Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe NJMPNP) të cilat kanë kontribuar shumë që gjendja në Kompani të jetë para katastrofës ndoshta edhe konflikteve brenda punëtorëve.- MZHE, nëpërmjet Sekretarit Permanent z. Nazmi Zeneli, duke implikuar edhe z. ministër Stavilecin dhe Drejtorin e NJMPNP z. Ramadan Sejdiu i cili gjendet ne një udhëtim te gjate ne Japoni kanë ndikuar dhe kanë shfrytëzuar autoritetin dhe pozitën e lartë publike për të bërë presion në Bordin e Drejtorëve për ndërrim vendimi.

Bordi i Drejtorëve konform ligjit ka mbetur në pozitë të palëkundur dhe mbron me çdo kusht vendimin për të cilën gjë e ka të drejtën li gjore dhe përkrahjen verbale të Qeverisë së Kosovës. Intensifikimi i problemeve me ulje dhe ngritje të tensioneve, herë herë edhe deri te ndonjë konflikt fizik ndërmjet UD-se dhe ish KE, dhe të ndonjërit nga përkrahësit e ish kryeshefit janë shmangur dhe nuk kanë ndodhur vetëm falë durimit dhe urtësisë së z. Retkoceri, përndryshe sot do te mund te flisnim për të lënduar dhe të shtrirë në spital.- Kontribuesi më i madh i të gjitha zhvillimeve me shkallë të lartë rreziku ishte dhe po vazhdon të jetë MZHE me zyrtarët e saj ma të lartë të cilët nuk di pse por janë shumë të interesuar të eskaloj apo të prishet gjithçka e ndërtuar me mund në Kompani.- Kthimi i ish Kryeshefit nga udhëtimi zyrtar në Amerikë (i ndërprerë) ka shkaktu turbulencë dhe pasiguri të madhe në vazhdimin normal të punëve në Kompani, dita e mekure datë 26.08.2015 ora 10:00 me një paralajmërim paraprak direkt në telefon ka ndodhur takimi sy me sy mes z.S. Retkoceri U.D i KE dhe z.Gj. Vataj tani ish KE pas vendimit te shkarkimit. Takimi ishte normal pa ndonjë shenjë se mund te eskaloj, u bë një lloj pranim dorëzimi i detyrës por jo ai final, sepse z. Vataj kishte në posedim edhe inventar dhe asete të cilat rregulli e don që të kthehen, Nuk zgjati shumë ky takim dhe ndodhi ndarja me shpresën se nuk do te ketë nevojë më për ndonjë të keqe eventuale sepse ish kryeshefi e pranoi shkarkimin dhe puna do te duhej te vazhdonte me intenzitet te shtuar nen menaxhimine z. Retkoceri.

Dita e nesërme datë: 27.08.2015, ndryshuan punët. aty rreth orës 15:00 pa asnjë paralajmërim por në stilin e komandantit hap derën e zyrës se Kryeshefit z. Vataj dhe me gisht te drejtuar nga z. Retkoceri, dhe në prezencë të konsulencës ndërkombëtare, z. Johanes Miler, Ivanit, Përfaqësuesve të Alfa-I (kontraktor), kërkohet nga ana e z. Vataj që të realizohet një atakim me z. Retkoceri, tani kishim te bënim me një sjellje krejt tjetër dhe të pakuptueshme nga un personalisht, sikur verdhej një tendencë dhe qellim i z. Vataj për tu kthy në pozitën e Kryeshefit tani gjëja me përkrahjen dhe sugjerimin që në thojza i kishte dhënë sekretari permanent i Qeverisë, sigurisht se un nuk pranova meqë ai nuk kishte asnjë dokument qe mund të dëshmonte kërkesën e tij, un kisha vendimin e Bordit dhe mbetem ne pozitën e U.D. deri ne një vendim tjetër.

Dita tjetër e premte shume intenzive dhe me shume takime për mua meqë kishim mbetur shume mbrapa ne këtë drejtim, i kthyer nga një takim zyrtar me SHUKOS ku merrnim pjesë ne shqyrtimin e draft udhëzimit për faljen e borxheve, posa u ktheva tek zyra pashë ne hyrje z. Vataj i shoqëruar nga dy zyrtar te kompanisë te cilët kërkuan leje për te hyre ne zyre se bashku me mua. Tani tensioni ishte shumë me i madh sepse zotriu kishte ardhur me marrë pozitën e Kryeshefit me grushtet, gjithnjë duke u thirr në një përkrahje v erbale nga Ministri i MZHE-së që un konsideroj se e kanë keqpërdorur emrin e z. Stavileci sepse nuk me besohet se Ministri mund të udhëzoj dikën të shkel kaq rënd ligjet funksionale në Kosovë të ndërtuara me mund të madh.- Un jam deklaru dhe qëndroj i palëkundur që deri në njëvendim tjetër nga Bordi apo Qeveria, jo MZHE e cila ka dalur moti nga objektivat dhe detyrat qe i ka sepse ajo sa iu përket bordeve vetëm mundet me i monitoru me ju rekomandu por me ua rrexu vendimet kurrë dhe ne asnjë kohe se paku me Ligjet pozitive dhe ne Fuqi ne Kosove nuk ka te drejt dhe nuk mundet. Është mire qe Ministria te reflektoj te tërhiqet nga ndërhyrjet flagrante ne Vendimet autonome te Bordit, ose ne te kundërtën do te ndikoj ne përkeqësimin dhe përshkallëzimin e situatës deri ne eskalim fizik por edhe me keq, se paku sipas vlerësimeve personale dhe te disa miqve qe njohin situatat e tilla.

Kërkesa ime është që jo MZHE-ja por Qeveria te merret urgjent me situatën ose e kundërta nga dita e hënë Ujësjellësi i Prishtinës ka mundësi të futet në një rrugë të gabuar dhe ndoshta vështirë të riparueshme. Qeveria duhet t’ia marrë të drejtën përkohësisht MZHE-së që të monitoroj Kompaninë e Ujit, sepse mu ajo është shkaktari kryesor që ka ndikuar me rekomandime të çuditshme dhe me ndërhyrje flagrante ne vendimet autonome të Bordit të Drejtorëve. Për hirë të opinionit të gjere, konsumatorëve tanë që ikemi mbi 110,000, donatorëve, Shteteve mike, Bankës gjermane,Ambasadave te respektuara, kontraktoreve te shumte, investime te mëdha qe janë ne proces, lusim Qeverinë qe ta marre ne dore çështjen e Ujësjellësit ose në të kundërtën vërehen tendenca dhe ka paralajmërime se ujësjellësi nga dita e hënë do të merret dhunshëm nga Gj. Vataj i përkrahur dhe i mbështetur nga MZHE dhe Ministri i manipuluar nga grupet shoqnore dhe miqësore ndërmjet zyrtarëve të Ministrisë së Zhvilli mit Ekonomik dhe z. Vataj.- Kjo shkresë është paralajmëruese dhe është si procesverbal i te gjitha ndodhive që kanë ndodhur nga mesi i javës së kaluar, deri pasditen e djeshme dhe paralajmërimet që shkarazi apo iu kanë rrëshqitur njerëzve të z. Vataj ose atij vet. Në letër nuk po shkruajmë edhe shume çështje dhe shqetësime të ngritura nga Konsulenca ndërkombëtare dhe nga Kryetarët e komunave me të cilët jemi takuar por edhe nga kontraktorët te cilët kanë shprehur verbalisht gjera jo të këndshme ne llogari të Menaxhmentit kryesor te kompanisë. Për çudi mbretëron ende një lloj frikë për ta që të japin deklarata me shkrim për shqetësimet e tyre. Ju kërkoj falje për një letër kaq te gjatë, un lejoj ndërhyrjet në letrën time por jo duke ndryshuar kuptimin asaj, mund ta botoni komplet si te tillë por edhe mundeni me citu, vetëm esencën dhe shprehjet origjinale te mijat nuk bene me i ndryshu, thuhet në fund të letrës.

Bordi i KUR “Prishtina” me 14 gusht, ka marrë një vendim me të cilin e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv Gjelosh Vataj dhe ka emëruar si ushtrues detyre drejtorin aktual financiar Selatin Ratkoceri.

Vendimi është bërë zyrtarisht publik nga Bordi me 17 gusht. Bordi aktual i Ujësjellësit “Prishtina” përbëhet nga 4 anëtarë: Ejup Hashani, kryesues dhe Adem Duriqi, Bajram Jashari e Kujtim Xhelili, anëtar Bordi.

Qeveria e Kosovës ka disa muaj që ka shpall konkurs për Borde dhe pas mbylljes së konkursit është në përfundim të procesit të përzgjedhjes së Bordeve të reja të cilat sipas deklaratave të mëhershme të Qeverisë priten te emërohen shumë shpejt.

Bordet janë me mandate 3 vjeçare, por Bordet aktuale janë të përzgjedhura që nga dhjetori i vitit 2008. Gjatë qeverisjes Thaçi janë shpallur disa herë konkurse për Borde të Ndërmarrjeve Publike , por
asnjëherë nuk janë emëruar borde të reja në shumic ën e kompanive të menaxhuara nga Qeveria e Kosovës. Pas skadimit të afateve, bordeve u është vazhduar afati me vendime nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.(sic) /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori