LAJMI I FUNDIT:

INJECT sjellë një video sensibilizuese, të njohjes së të drejtave të viktimës gjatë raportimit të dhunës në familje

INJECT sjellë një video sensibilizuese, të njohjes së të drejtave të viktimës gjatë raportimit të dhunës në familje

INJECT është duke implementuar projektin “Sigurimi i qasjes së grave në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies institucionale” që ka për qëllim të rritet profesionalizmi i institucioneve për të ofruar trajtim adekuat për rastet e dhunës në familje, ndarjen e pasurisë së përbashkët dhe mirëmbajtjen financiare

Ndër angazhimet e tjera, është përkujdesur që të sjellë një video sensibilizuese, të njohjes së të drejtave të viktimës gjatë raportimit të dhunë në familje.

Në këtë video prezantim ju mund të njiheni me disa nga të drejta që janë të garantuara me ligj dhe që ju takojnë viktimave të dhunës gjatë raportimit. Njohja e të cilave është e domosdoshme për të pasur një qasje më të afërt me institucionet e drejtësisë.


Një numër i konsiderueshëm i rasteve të viktimave të dhunës në familje, kontaktin e parë e kanë me policinë, tek e cila kërkojnë mbrojtje dhe siguri. Duke pasur parasysh traumën e fituar si rrjedhojë e dhunës së ushtruar ndaj viktimave, kuptohet që roli i policisë në këtë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Gjithashtu INJECT së shpejti do të publikojë një raport lidhur me Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Raste të Dhunës në Familje. Ky raport sjell gjetjet e shkeljeve ligjore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet e drejtësisë gjatë trajtimit të dy rasteve të dhunës në familje.

Raporti ka për qëllim ta vë në dukje mangësitë dhe problemet me zbatimin e ligjeve dhe politikave në fuqi për mbrojtjen nga dhuna në familje, si dhe jep rekomandime për ndryshime të përgjithshme për adresimin dhe shmangien e shkeljeve të tilla në të ardhmen.

https://www.facebook.com/IniciativaPerDrejtesiDheBarazi/videos/2806481452966087/

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori