LAJMI I FUNDIT:

Iniciohet peticion për ndalimin e Bregoviqit dhe paralajmërohet protestë të dielën në Korçë

Iniciohet peticion për ndalimin e Bregoviqit dhe paralajmërohet protestë të dielën në Korçë

Artist boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, është kthyer pa diskutim në një prej temave më të përfolura nga mediat shqiptare gjatë këtyre ditëve.

Ardhja e shumëpërfolur e tij në festivalin e birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta te artistë e figura tjera publike, duke kërkuar bojkotimin e festivalit.

Krahas këngëtarëve që ishin prenotuar për të kënduar dhe kanë dhënë dorëheqje, një gjë e tillë ndodhi edhe me disa nga bizneset mbështetëse të festivalit – siç është rasti i Birrës Peja.


Ndërkohë, kjo është edhe arsyeja pse ka nisur së fundmi një peticion onlineChange.org, ku kërkohet nga shqiptarët që të nënshkruajnë në emër të një thirrje kolektive që të anulohet pjesëmarrja e Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.

Sipas rregullave ligjore, duhet të jenë mbi 10 mijë nënshkrime që Qeveria apo Bashkia të marrë parasysh kërkesën, ndërkohë limiti startues është 500 – numër ky që mund të rritet në rast se numri i atyre që nënshkruajnë sa vjen e bëhet më i madh.

Foto: SC/Change.org

Në përshkrimin e peticionit, iniciuesit përmendin si arsye të kërkesës për anulimin e pjesëmarrjes së Bregoviqit, faktin se Kosova ka ende plagë të hapura të luftës dhe se është ofenduese për shqiptarët që një artist me identitet e përkrahje serbe të performojë në një qytet shqiptar.

Ndërkohë një tjetër faqe e quajtur Korç Report në Facebook, e cila jep njoftimet më të fundit lidhur me regjionin e këtij qyteti, ka njoftuar se këtë të diel do të organizohet edhe një protestë paqësore në Korçë, me kërkesën ndaj organizatorëve që ta largojnë Goran Bregoviqin nga lista e artistëve pjesëmarrës në Festën e Birrës.

Dafina Zeqiri konfirmon tërheqjen nga pjesëmarrja në Festën e Birrës në Korçë
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri konfirmon tërheqjen nga pjesëmarrja në Festën e Birrës në Korçë

Protesta pretendohet të jetë paqësore dhe e heshtur, parashikuar të mbahet nesër (e diel) me fillim nga ora 11:00 dhe një kërkesë i është dërguar njësive komunale të qytetit.

Ky është njoftimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):

“Rezistenca kundër Goran Bregoviç në festën e birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.
Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më I fundit në reaksionin e pakënaqsive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.
‘Sapo dorzuam dokumentin ne komisariatin e Policia Korce qe njofton per proteste, per te ndaluar kengetarit Serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca .
Ju ftojm te gjithe Intelektualet , qytetaret nga te gjitha trojet Etnike te jen prezent, per te ndaluar kengetarin serb anti Shqiptarin Goran Bregovic.
Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR . Vendodhia katedralia ortodokse Korce Diten e diel Dt 08-08-2021 Ora 11:00′ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës”, shkruan Korça Report në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori