Mbi 80 ka shkuar numri i personave të vdekur në Kinë nga Coronavirusi, dhe mbi dy mijë të tjerë janë infektuar deri më tash nga ky virus. Të prekur nga virusi janë konfirmuar edhe dy raste në Francë, derisa po dyshohet për një rast edhe në Austri dhe Zvicër.
Po ashtu raste të prekura me këtë infeksion ka edhe në Amerikë dhe Kanada, prandaj të gjitha shtetet janë mobilizuar për të kontrolluar këtë virus. Masa mbrojtëse tashmë ka nisur të ndërmerr edhe Kosova.
Gjatë ditës së sotme në Institutin Kombëtar Shëndetësor Publik, është mbledhur Komitetit për Sëmundje Ngjitëse, ku u diskutua për pneumoninë virale me coronavirus.
Përmes një komunikate nga IKSHP, kanë bërë të ditur se ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me coronavirus. Por theksohet se është e nevojshme të aktivizohen të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.
Në komunikatë thuhej se instituti është i gatshëm, për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit, është vendosur edhe një ekipi mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili ka detyrë të raportojë në rast se shfaqen persona të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.
Përkundër që në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur me këtë virus, infektologu Valbon Krasniqi thërret për shtim të kujdesit karshi këtij virusi i cili siç thotë ai vështirë mund të parandalohet.
Sipas tij, Klinika Infektive ka kapacitet për të trajtuar çdo rast që mund të paraqitet.
“Edhe infeksionet me Coronavirus sikurse të gjitha infeksionet tjera që përcillen përmes rrugëve ajrogjene, pra përmes ajrit janë sëmundje që vështirë parandalohen dhe vështirë edhe parashikohen dhe asnjëherë nuk mund të themi se kur mund të shpërthej epidemia në shkallë vendi apo në shkallë botërore. Fatmirësisht deri tani në Kosovë, të paktën në Klinikën Infektive nuk kemi pasur rast të dyshuar me shenja për këtë virus. Ndërkohë që Klinika Infektive disponon me kapacitete, infrastrukturën ,shtretërit dhe kapacitetet njerëzore për t’u trajtuar çdo rast që mund të paraqitet”, u shpreh Krasniqi.
Derisa apel për kujdes, Krasniqi këshillon që për çdo simptomë qytetarët të paraqitet tek mjeku.
“Si klinicist kisha bërë apel që sidomos të sëmurët që janë me sëmundje kronike ata që vuajnë nga mushkëritë, nga zemra, të sëmurët që janë me kimioterapi për shkak të sëmundjeve malinje, pra ata me kancer fëmijët e vegjël, grat shtatzëna, lehonat të kenë kujdes të shtuar, të mos dalin pa nevojë kur ajri është shumë i ndotur, të shmangin kontaktet me persona që veç kanë simptoma të gripit. Ndërkaq kushdo që ka ndonjë shenj dhe dyshon se është i sëmurë nga gripi të paraqitet tek mjeku familjar”, theksoi ai.
Masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus sipas Institutit Kombëtar Publik të Kosovës është shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre, shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes, hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Altin Krasniqi: Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj, së bashku bëjmë ndryshimin
PDK shprehim shqetësimin për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti