LAJMI I FUNDIT:

Indiani pa këmbë vallëzon break dance

Indiani pa këmbë vallëzon break dance

Vinod Thakur nuk lejoi që hendikepi i tij ta frenoj për ta realizuar ëndrrën e jetës. Ky i ri nga India është i dashuruar në muzikën hip-hop dhe përkundër deformimit të lindur në të dyja këmbët, ai mund të krahasohet me mjeshtrit e shumtë të vallëzimit break dance.

Djaloshi 21-vjeçar nga Delhi u bë i famshëm në mbarë botën falë realit shout “India has got Talent”.

Vinod Thakur ushtron çdo ditë dhe është krejtësisht autodidakt. Shpreson ta fitoj shoun, sepse paratë i duhen për t’i financuar studimet. /Telegrafi/