LAJMI I FUNDIT:

Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër

Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër

Njerëzit sot mezi arrijnë të ushqejnë dy fëmijë, por indiani Zion Chana ushqen, besoni ose jo, 94 fëmijë. Chana është i zoti i shtëpisë në familjen më të madhe në botë! Ai ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktwang të shtetit Mizoram në Indi.

Familja e indianit e vetme mund ta formojë një fshat. Janë aq shumë sa që edhe ndërtesa katërkatëshe me më shumë se 100 dhoma është e ngushtë për ta. Por ata megjithatë janë të lumtur. Kanë njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndjehem me fat. Zoti ma ka falë një familje të madhe për tu kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra.
Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit.

“Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini bashkëshortja 35 vjeçare e Chanait për gazetën britanike The Sun.


Në familjen e madhe mbretëron gati një disiplinë ushtarake. Bashkëshortja më e vjetër e Chanait Zathiangi ka për detyrë ta bëjë organizimin e familjes. Ajo ndanë dhe organizon punët e shtëpisë, kështu që secili e di se çfarë pune duhet të bëjë.

Natyrisht për familjen e madhe nevojitet shumë ushqim, kështu që për një darkë duhet të përgatiten 30 pula, të qërohen rreth 60 kilogramë patate dhe nganjëherë familja zien deri në 100 kilogramë oriz në ditë. Edhe pse nuk është lehtë ta ushqesh një familje të madhe Chana po ia arrin qëllimit. Atij i ndihmojnë djemtë, vajzat, por edhe bashkëshortet e vyeshme.

Në familje kanë harmoni dhe siç thonë, marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe respekt. Thuhet se indiani ka martuar disa gra të varfra të fshatit, për tu kujdesur për to. Ai nuk do të ndalet me vetëm 39 gra. Chana ka ndërmend ta zgjeroj edhe më familjen, por edhe sektin e shenjtë i cili sot numëron 400 anëtarë. Siç tha ai, ka ndërmend të udhëtojë për në SHBA, ku do të predikojë besimin e tij dhe të kërkoj edhe ndonjë grua. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori