LAJMI I FUNDIT:

Incident mes këshilltarëve në Komunën e Aerodromit në Shkup (Video)

Incident mes këshilltarëve në Komunën e Aerodromit në Shkup (Video)

Këshilli i Komunës së Aerodromit në seancën e djeshme solli vendim të nënshkruhet referendumi në lidhje me çështjen e vendosjes dhe integrimit të emigrantëve në territorin e komunës. Referendumi mund të mbahet së bashku me zgjedhjet lokale më 15 tetor, me qëllim që të mos shkaktohen harxhime shtesë. Këtë vendim nuk e mbështetën këshilltarët e LSDM-së.

Diskutimi në Këshill zhvillohej në atmosferë të nxehtë. Në një moment përderisa në foltore ishte këshilltari i LSDM-së, Marko Danilloski, kolegi i tij nga partia “TMRO”, Aleksandar Shehtanski, tentoi ta sulmon fizikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë gjithë kësaj kohe kryetari i Këshillit të Komunës, Kamilovski, as nuk ia tërhoqi vërejtjen as nuk e ndaloi Shehtanskin.


Shehtanski akuzoi Danilloskin se gënjen dhe se 11 mijë emigrantë për dy ditë do të futen në Maqedoni.

Gjithë këtë atmosferë tensionuese u munduan ta qetësojnë këshilltarët tjerë të cilët ishin të pranishëm në seancën e Këshillit të Komunës së Aerodromit./Telegrafi/