LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore tregojnë mbi 1.500 varre të reja në afërsi të Mariupolit të pushtuar

Imazhet satelitore tregojnë mbi 1.500 varre të reja në afërsi të Mariupolit të pushtuar

Në analizimin e imazheve të reja satelitore, shfaq më shumë se 1.500 varre që janë hapur në atë që po cilësohet si varrezë masive në afërsi të Mariupolit, që ishte nën kontrollin e rusëve që nga maji.

Siç raporton BBC, imazhet e fundit satelitore nga Maxar shfaqin tri varreza masive të lokalizuara në Staryi Krym, Manhush dhe Vyonhradne në afërsi të Mariupolit, që janë rritur dukshëm që nga pranvera, transmeton Telegrafi.

“Qendra për Rezistencën e Informacionit analizoi imazhet e Staryi Krym për programin Panorama të BBC-së, dhe arriti në përfundimin se 1.500 varre të reja ishin gërmuar atje që nga analizimi i fundit i imazheve në vend në qershor. Tani vlerësohet se më shumë se 4,600 varre janë gërmuar atje që nga fillimi i luftës, edhe pse thuhet se nuk mund të dihet se sa trupa janë varrosur në vend”, thuhet në raport.


Banorja e Mariupolit, Tatyana, e cila humbi djalin e saj në luftime, ka bërë të pamundurën për ta gjetur atë dhe këtë verë vizitoi një varrezë masive në Vynohradne, me mbi 800 varre të freskëta, pranë Mariupolit në kërkim të tij.

Ajo bëri një fotografi të vendit në Vynohradne. Shumë varre në vend janë shënuar me pankarta të vogla, që mbajnë numra dhe gjininë, por jo emra.

“Shumica e kufomave janë të paidentifikuar”, shtoi Tatyana.

Personat e tjerë me të cilët ekipi i BBC-së bisedoi në morgun e improvizuar në Mariupol, derisa ata përpiqeshin të tërhiqnin trupat e më të dashurve të tyre, thonë se janë detyruar t’i analizojnë trupat për të konstatuar nëse janë familjarët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori