LAJMI I FUNDIT:

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Në një akt simbolik të respektit dhe mirënjohjes për punën e palodhur të forcave të rendit, imami Labinot Maliqi ka pritur për iftar policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Kjo u zhvillua në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve të sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, imami Maliqi organizimin e iftarit për policinë e cilësoi si një nder dhe privilegj të madh.


“Isha tepër i nderuar dhe i privilegjuar që, si imam, pata mundësinë të mirëpres sot në iftar policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, Rreshteren znj. Sadete Halili Vitia dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj,” shkroi ai.

Sipas tij, ky iftar ishte më shumë se një darkë e zakonshme, por një dëshmi e përkushtimit dhe respektit të ndërsjellë mes komunitetit dhe forcave të sigurisë, të cilët çdo ditë punojnë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Ky moment i bukur dhe domethënës ishte një shembull i përkushtimit, respektit dhe unitetit mes institucioneve dhe komunitetit tonë. Lutem që Zoti i Lartësuar t’i shpërblejë për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë,” shtoi ai.

Iftari në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ka një domethënie të veçantë, duke u kthyer në një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, pavarësisht profesionit apo detyrave që mbajnë.

Përmes këtyre iniciativave, theksohet rëndësia e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes institucioneve fetare dhe atyre shtetërore, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më të bashkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori