LAJMI I FUNDIT:

Iluzionisti qëndroi 24 orë në një kub akulli

Iluzionisti qëndroi 24 orë në një kub akulli

Iluzionisti Klaus Fox mbijetoi 24 orë i ngujuar në një kub akulli në qytetin Spittal të Austrisë. Iluzionisti austriak Klaus Fox rezistoi 24 orë në kubin e madh prej akulli dhe kështu theu rekordin personal që e mbante me vetëm tetë orë qëndrim në akull.

Kishte të mbathura vetëm këpucët, tuta sportive dhe një xhemper si dhe telefonin mobil në xhep për ta thirrur të dashurën e tij, Saprina Pichler në rast rreziku.

Copa e akullit në të cilën magjistari kaloi 24 orë ka qenë e gjatë dy metra e 70 centimetra, ndërsa performancën e tij në Spittal të Austrisë e përcollën qindra shikues. Të njëjtën gjë e provuan edhe iluzionisti David Blaine (para dhjetë vitesh në New York) dhe Hezi Dayan (në fillim të këtij viti në Tel Aviv). /Telegrafi/