LAJMI I FUNDIT:

Ilir Proda zgjidhet drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ilir Proda zgjidhet drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ilir Proda do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri të ditur se kandidatura e dërguar prej tij në Qeveri, përzgjedhur përmes një procesi transparent konkurrimi, është miratuar në Këshillin e Ministrave.

Në një deklaratë, pas mbledhjes së qeverisë, Hoxha tha se në konkurrim ishin 10 drejtues të lartë.

“Proda ka kaluar të gjitha verifikimet e pastërtisë së figurës”, deklaroi Hoxha.


Më tej, ministri informoi se menjëherë do të hapet konkursi edhe për të gjithë drejtuesit e Policisë në qarqe.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda e ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005, fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019, pasi merr gradën kryekomisar, ai emërohet zv/drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori