LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK rekomandon të shkurtohet qëndrimi në karantinë në Qendrën e Studentëve

IKSHPK rekomandon të shkurtohet qëndrimi në karantinë në Qendrën e Studentëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas konstatimit për normalizim të rasteve me Coroanvirus në Kosovë dhe rënies së rasteve pozitive e qetësimit të vatrave epidemike, ka përsëritur rekomandimet.

Në mesin e rekomandimeve të IKSHPK-së, thuhet se personat e  karantinuarit në Qendrën e Studentëve duhet të testohen në ditën e shtatë dhe nëse rezultojnë negativ ata do të vetizolohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë të tjera, transmeton Telegrafi.

Rekomandimet e IKSHPK-së për punëtorët shëndetësorë në Kosovë dhe të infektuarit me coronavirus janë:


Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;

Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;

Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori