Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tre raste pozitive me COVID-19, duke çuar kështu në 227 numrin e personave të infektuar.
Po ashtu IKSHPK thekson se është shëruar edhe një person nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
IKSHPK bën të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti, një rast me vendbanim nga Suhareka, një rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
“Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq.
Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38).
Sot më 09 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Vrapçiq-Gjilan i gjinisë mashkull, të moshës 72 vjeç dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 23 mars 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 31 mars 2020. Pacienti ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga data 08 shkurt deri më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.687 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 09 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.028 kontakte të rasteve.
Nga data 01.02.2020 deri me 09.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 26.844 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.690, Vërmicë 7.798, Jarinje 2.286, Dheu i Bardhë 1.281, Hani i Elezit 5.138, Kullë 1.662, Qafë Morinë 47, Bërnjak 669, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 09 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.587.709 raste të COVID-19 dhe 94.888 raste të vdekjes.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave

Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Arrestimi i Millosh Antoviq, i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan - Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë