LAJMI I FUNDIT:

Ikja masive e rusëve nga Khersoni

Ikja masive e rusëve nga Khersoni

Rusia ka ripërsëritur sot thirrjen në qytetin e pushtuar të Khersonit në Ukrainë, që të ikin dhe të shpëtojnë veten nga kundërofensiva ukrainase.

Ministri rus i Arsimit, Sergei Kravcov, ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar, se “situata është e rëndë dhe se njerëzit duhet të shpëtojnë veten”, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët pro-rusë në rajonin jugor, po tentojnë të evakuojnë 60 mijë persona që jetojnë në bregun perëndimor të lumit Dnipro.


Separatistët kanë bërë të ditur se kanë mungesë të transportit, dhe se ekziston numri i madh i njerëzve që duan të braktisin qytetin.

Rajoni i Khersonit gjendet në veri të gadishullit të Krimesë, që Rusia e aneksoi në vitin 2014. Është “dera” e ushtrisë ruse që vazhdimisht ka nevojë për furnizime.

Në anën tjetër thuhet se afr0 25 mijë persona janë evakuar nga ky rajon nga e marta.

E pavarësisht paralajmërimeve, zyrtarët pro-rusë këmbëngulin se çfarëdo lëvizje e trupave ruse nga ky territorit nuk nënkupton që “Rusia po heq dorë nga rajonet e aneksuara”. /Telegrafi/