Mes shumë problemeve si inflacioni, grevat e kriza me energji, Kosova po përballet edhe me largimin e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit apo edhe kalimin nga sektori publik në atë privat.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që nga marrja e mandatit në nëntor të vitit të kaluar, pati premtuar se “do ta rikthejë trurin” në Kosovë. Ditë më parë, ai gjithashtu ka deklaruar se kanë vizion të qartë sesi do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët e ardhshme.
Në anën tjetër, njohësit e sistemit shëndetësorë thonë se mungesa e mjekëve do ta fusë vendin në krizë serioze për shërbime shëndetësore, e që do të ndihet jo më larg se në pesë vitet e ardhshme.
Të pyetur nga Telegrafi se cili është plani për parandalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar disa veprime të cilat kanë ndërmarrë.
Në përgjigjen e tyre thuhet se janë duke krijuar procesin e sub-specializimeve që në Kosovë aktualisht nuk ekziston si dhe po reformojnë procesin e specializimeve përmes Udhëzimit të ri Administrativ për Shkollim Specialistik.
“Duhet kuptuar një fakt se ndalja e ikjes së mjekëve jashtë vendit nuk bëhet thjesht vetëm përmes dhënies së specializimeve qysh e kuptojnë apo interpretojnë disa, por përmes një serë veprimesh sistematike, duke filluar nga:
Reformimi krejtësisht i procesit të specializimeve që jemi duke e bërë përmes Udhëzimit të ri Administrativ për Shkollim Specialistik, krijimit të procesit të sub-specializimeve që në Kosovë faktikisht nuk ekziston dhe që ne jemi duke e bërë dhe përmirësimit të kushteve të punës përmes investimeve konkrete që ne e kemi prioritet përmes krijimit të qendrave të ekselencës dhe aftësimeve të avancuara”, kanë thënë nga ministria.
Nga ky dikaster kanë përmendur edhe Ligjin e Pagave, i cili aktualisht është në diskutim publik, në të cilin thuhet se profesionistët shëndetësorë kanë trajtim ndryshe nga deri më tani me paga e mbrojtje dinjitoze.
“Po ashtu, hartimi i Planit të Burimeve Njerëzore të cilin Ministria tashmë e ka finalizuar, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj (z. Waisman) me eksperiencë në këto fusha. Do të kemi së shpejti konkursin e specializimeve, janë përgatitur termat dhe aspektet procedurale të zhvillimit të tij, që sado që nuk është i vetmi mjet, do t’u jap prioritet lëmive deficitare dhe krijimit të kuadrit të ri për shërbimet ekzistuese, por edhe për ato që do të krijohen si të reja”.
Në fund, MSH-ja ka përmendur edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Fakultetin e Mjekësisë, në mënyrë që ndarja e vendeve për studime në mjekësi, ashtu edhe shkollimi specialistik, t’u përgjigjen nevojave që ka Kosova, në mënyrë që të arrijë së pari kompensimin e lëvizjes së kuadrit e më pas edhe fuqizimin me kuadrove të reja dhe të mjaftueshme.
“Gjithashtu, kemi krijuar programin e sub-specializimeve për mjekët tanë që të sub-specializojnë e ndjekin programe cilësore edukimi me qëllim që aftësitë e fituara t’i materializojnë në Kosovë në dobi të edukimit dhe mirëqenies së tyre dhe në të mirë të pacientëve tanë. Tashmë kemi pasur mjekë që në disa vende ju kemi ofruar mundësinë të ndjekin programe të ndryshme dhe kemi kalkuluar edhe kostot financiare sa do të na kushtojë kjo neve dhe cilat janë benefitet tona si shtet”, thuhet tutje.
“Mos të harrojmë faktin se Qeveria e vendit, këtyre ditëve ka vazhduar financimin nga kategoria e subvencioneve për të gjithë specializantët ‘volunter’ dhe jemi duke provuar të bëjmë zgjidhje që në këtë kategori, të mbështetjes financiare, përveç specializantëve nga Lugina e Preshevës, të përfshihen edhe specializantët nga trojet e tjera shqiptare (mali i Zi, Maqedonia e Veriu dhe Shqipëria)”.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës, për Telegrafin kanë deklaruar se janë 173 mjekë të cilët vetëm brenda këtij viti kanë marrë vërtetimin e “pastërtisë etike-profesionale”, dokument që iu shërben për punësim në shtetet e Bashkimit Evropian.
Së fundmi, Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje mjekëve nga diaspora të kthehen në Kosovë, duke ua lehtësuar procedurat dhe duke iu dhënë pesë vite licencë.

“Për herë të parë në Republikën e Kosovës bashkatdhetarët tanë që angazhohen në institucionet shëndetësore në Kosovë kohëzgjatja e licencës së tyre do të jetë 5 vjeçare, dhe po ashtu hiqet çdo taksë administrative për aplikimin lidhur me barasvlerësimin e specializimeve dhe subspecializimeve si dhe për licencimin e tyre në mënyrë që të ushtrojnë profesionin e tyre këtu tek ne”, ka deklaruar ministri Latifi.
Ai ka folur edhe për mënyrën e pagesës së këtyre mjekëve që do të mund të angazhohen në sistemin publik shëndetësor në Kosovë.
“Nëse kthehen në Kosovë do të jenë sikurse të gjithë të tjerët sikurse unë, sikurse çdo mjek tjetër, pagat do të ndërrohen por neve na duhet të bisedojmë për një pako ndryshe, pako stimulimi se nëse vjen dikush që është ekspert i madh e vjen me qenë shef i një institucioni atëherë ne duhet të bisedojmë në një formë tjetër, tash për tash është me rëndësi të vijnë, ose si pjesë e stafit tonë, ose disa prej tyre që duan të vijnë në mënyrë vullnetare këtë nuk e kemi pas të mundur deri më tani”, është shprehur Latifi.
Sipas tij, do të bëhet analizë se për çfarë profile ka nevojë sistemi shëndetësor në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit