Mungesa e mjekëve do ta fusë vendin në krizë serioze për shërbime shëndetësore, e që do të ndihet jo më larg se në pesë vitet e ardhshme. Por, në anën tjetër, janë mbi 600 mjekë të papunë të regjistruar në Odën e Mjekëve të Kosovës (OMK).
Kështu bëri të ditur në një përgjigje me shkrim për Telegrafin kryetari i këtij institucioni, Pleurat Sjediu.

“Gjatë 10 viteve të ardhshme në pension do të dalin mbi 1 mijë e 350 mjekë. Pritet të largohen rreth 1 mijë e 700 mjekë jashtë Kosovës dhe pritet që mbi 600 të kalojnë në sektorin privat. Kurse, Fakulteti i Mjekësisë do mund të ‘prodhojë’ maksimum 170 mjekë”.
“Kriza serioze për mjekë dhe shërbime shëndetësore do të ndihet jo më larg se 5 vjet nga tani. Këto probleme rriten edhe nga fakti se kemi mbi 600 mjekë të papunë”, tha Sejdiu.
Ai bëri të ditur se OMK-ja gjatë katër viteve të monitorimit dhe analizave për arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova, përmes sondazheve të vazhdueshme, ka konkluduar se kushtet e punës, kushtet dhe kualiteti i shkollimit specialistik si dhe pagat shumë të ulta janë arsyet kryesore për largimin e tyre.
Mes tjerash, tha se janë 173 mjekë të cilët vetëm brenda këtij viti kanë marrë vërtetimin e “pastërtisë etike-profesionale”, dokument që iu shërben për punësim në shtetet e Bashkimit Evropian.
Për të zvogëluar numrin e mjekëve që largohen si dhe ndryshimin e këtij trendi, Sejdiu tha se Qeveria duhet urgjent të bëjë investime serioze dhe të shpejta në përmirësimin e kushteve të punës, të përkushtohet për një sistem të ri të edukimit specialistik, dhe në fund aprovimi dhe implementimi i menjëhershëm i Ligjit të Pagave.
“Deri më tani, së paku zyrtarisht, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka diçka konkrete, por ka disa lëvizje të ngadalta në çështjet që kanë të bëjnë me shkollimin specialistik”, u shpreh ai.
Se reformat në shëndetësisë janë të domosdoshme e thotë edhe kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri.

Në një prononcim për Telegrafin, ajo tha se askund nuk janë më të nevojshme dhe më të frytshme investimet, sesa në sistemin shëndetësor.
“Krijimi i kushteve adekuate për punë, krijimi i mundësive për avancime dhe perspektiva, kompensimi i denjë për punën e profesionistëve shëndetësor, investime urgjent në resurse humane dhe infrastrukturë janë të natyrës imediate. Një përmirësim mund të ndodhë vetëm me investime”, deklaroi Imeri.
Ajo përmendi mungesën e barnave, atë të hapësirave, mjeteve adekuate për trajtimin e sëmundjeve, të investimeve në resurse humane dhe infrastrukturë – si disa nga problemet kryesore me të cilat po përballen profesionistët shëndetësorë. Megjithatë, tha se përkundër këtyre, kujdesi i personelit shëndetësore ndaj qytetarëve nuk mungon.
“Pagat të cilat për momentin janë shumë modeste në krahasim me përgjegjësitë, mundin dhe kontributin e mjekëve dhe infermierëve, pastaj edhe kushtet e punës dhe mungesa e perspektivës janë nga faktorët kyç për shkak të të cilave jemi në situatën aktuale”, shtoi Imeri.
Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë për t’i pyetur se nëse kanë ndonjë plan për parandalimin e ikjes së mjekëve e po ashtu për sqaruar se pse ka mungesë të personelit mjekësor dhe njëkohësisht janë mbi 600 mjekë të papunë. Por, deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.
Udhëheqësi i këtij dikasteri, Rifat Latifi, është ndër ministrat më të kritikuar të Qeverisë Kurti II. Teksa është kritikuar për paaftësi në menaxhimin e sistemit shëndetësor, i njëjti sa herë është pyetur për planin e tij për ta reformuar shëndetësinë, ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh brenda një viti.

Ditë më parë, në një konferencë për media, Latifi ka deklaruar se duhen vite në mënyrë që mjekësia e Kosovës të jetë në nivelin e duhur, e që të arrijë standardet e Evropës.
Ai ka thënë se tashmë ka vizion të qartë sesi do të duket sistemi shëndetësor në 5-10 vjetët e ardhshme.
“Pabarazia në shëndetësi, infrastruktura spitalore, mungesa e avancimit teknik, ekspertizës klinike dhe disa çështje legjislative janë disa prej nevojave. Si pasojë e këtyre faktorëve, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë po kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit… Ne kemi bërë analizë, kemi krijuar strategji afatmesme dhe afatgjatë të bazuara në dëshmi dhe nevojat klinike të Republikës së Kosovës që adreson të gjitha këto çështje. Ne kemi vizion të qartë se si do të duket sistemi shëndetësor pas 5-10 vjetët të ardhshme”, ka deklaruar Latifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi - juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? - flet drejtori i burgjeve

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj