Spiro Vasil Mëhilli
U mbushën 181 vjet nga dita që u nda nga jeta i madhi Aleksandër Sergejeviq Pushkin (Alexander Sergeyevich Pushkin). Zemrën e tij e ndali një duel xhelozie, “Dueli i Pavdekësisë”, duel që mund të shmangej, nëse do merrej seriozisht nga kasta në pushtet. Pushkini ishte talent i lindur që rrallëherë mund t’i vijnë njerëzimit.
Me prejardhje aristokrate, fisnike, ushtarake, poetësh dhe, pse jo edhe me gjak arab ose abisinas, ai trashëgonte gjenin e xhelozisë, egërsisë, shpërthimeve. Që në bankat e liceut u duk qartë, si drita e diellit, talenti i tij.
Shpërtheu për të mos u ndalur kurrë. Pena e tij nuk pyeste se për çfarë do të shkruante, ku do të fillonte e ku do të mbaronte.
Dy armiq kryesorë nuk e lanë të qetë deri sa vdiq, Aleksandri I dhe Nikollai I. “Ai, sikundër shprehet Shpendi Topollai, ishte poet, poezia e tij qe këngë hyjnore e bërë për Perëndi, dhe vetë ai, magjistar që përmbysi edhe konstatimin e Volterit, se dashuria i bën njerëzit poetë dhe ata në poezitë që shkroi, i bëri dashnorë.”
Ai shkroi në të gjitha zhanret e letërsisë, nga poezia, poema, përralla, tragjedia, tregimi, novela, romani e deri te kryevepra që e bëri të paarritshëm, romanin në vargje “Eugjen Onegin”, në të cilin duke përqendruar në katër personazhe, dha jetën e gjallë të Rusisë epike të atyre viteve. Megjithëse aristokrat, ai kërkonte lirinë. Ai, si dhe shumë poetë, shkrimtarë e intelektualë të kohës, e vuante bujkrobërinë, por heqja e saj ishte për kohën e vështirë në mos e pamundur, pasi ishin shekuj e shekuj që në atë vend gjigant kishte një shtypje masive, dhe ajo ëndërr e tij do realizohej më 19 shkurt të vitit 1861 nga Aleksandri II, i biri i Nikollait I. Shumë poetë, shkrimtarë, publicistë pas vitit 1917 janë përpjekur, madje vazhdojnë ta nxijnë sundimin 305 vjeçar të Romanovëve.
Në ato vite Rusia i dha vendit dhe botës Pushkinin, Lermontovin, Zhukovskin, Tolstoin, Dostojevskin, Çehovin, Gogolin, Turgenievin, Salltnikov-Shçedrinin, Gribojedovin, Gonçarovin, Gorkin, Riljevin, Delvigun, Tjutçevin, Brjusovin, Bllokun, Glinkën, Musorskin, Lomonosovin, Rimski-Korsakovin, Çajkovskin, Mendelejevin, Shishkinin, Pavllovin, Meçnikovin, Veresajevin, Aivazovskin, Botkinin, Pirogovin, e deri babain e raketave, Çellkovskin.
Pushkini iku për të mos u harruar. Unë nuk mund të harroj shkollën ku ai studioi, stolin ku u ul në park e provoi puthjen e parë, Kafen Volf & Beranzher, shtëpinë buzë Moikës apo vendin ku shkoi për t’u përjetësuar, aty në Pergollovo pranë fshatit Odojevsk dhe lapidarin ku shkova e vendosa një tufë me lule. Ai, sikundër është shprehur bashkëkombësi i tij Bjelinski: “Është një fenomen që jeton dhe lëviz përjetësisht, fenomen që nuk ndalet në pikën ku e kap vdekja, por që vazhdon të zhvillohet në ndërgjegjen e shoqërisë. Çdo epokë jep gjykimin e saj mbi këto fenomene, dhe sado drejt që ajo t’i kuptojë ato, gjithmonë i lë epokës që vjen mbas saj të thotë diçka të re dhe më të saktë”.
Aleksandër Sergejeviq Pushkin, stërgjyshi i Pushkinit, rridhte nga një familje me prejardhje aristokrate e lashtë prusiane. Në rininë e tij, ai bënte pjesë në truprojën e Pjetrit të Madh, si efektiv i regjimentit Preobrazhensk. Thuhej se në rininë e tij ai kishte therur të shoqen. Në fillimin e shek. XVIII, atij iu dhuruan prona nga Bozhodomka deri në Samotjok të rajonit Pskov duke zbritur rrugës që tani të çon në Dolgolet. Pskovi, qytet qendror i rajonit Pskov, ka qenë një qytet i vjetër rus, i vendosur në jugperëndim të Petërburgut, në kufi me Estoninë, pranë liqenit me të njëjtin emër dhe shtrihet buzë lumit Velikoj që derdhet në liqenin Pskov, në vendin ku ai bashkohet me lumin Pskovsk, i cili në veri lidhet me liqenin Çudskoje. Ai u krijua në shek. VI. Historikisht Pskovi lidhej me Republikën Feudale të Novgorodit.
Në vitin 1348 u vendos një sistem analog me atë të Novgorodit dhe Pskovi u bë Republikë Feudale. Në gjysmën e dytë të shek. XIV Pskovi forcoi lidhjet me Moskën. Në vitin 1776 ai u bë qytet gubernë me afro 20.000 banorë. I biri i Aleksandër Petroviqit, Lev Aleksandroviq Pushkini, gjyshi i Pushkinit, në rininë e tij merrte pjesë me trupat e Pjetrit III, carit të pakurorë si oficer i artilerisë së gardës. Ishte viti 1762, vit kur komplotohej kundër Ekaterinës II. Ai për këtë rreshtim të gabuar u dënua me burgim në kështjellë. Pushkini për Lev Aleksandroviqin do të shkruante vite më vonë:
Im gjysh, revolta kur shpërtheu
Përktheu Eshref Ymeri
Mes Petërgofit, në oborr,
Besnik, si Minih, veten ndjeu
Te Pjetrit III të pakurorë.
Përpjetë Orllovët patën shkuar
Tim gjysh n’kala e mbyll’atëherë,
Dhe fisi yn’vrazhdak qe shtruar,
Dhe pak borgjez unë pata lerë.
Pasi Aleksandër Petroviqi vdiq, ato sipërfaqe të gjera toka bujkrobërish në mesin e shekullit XVIII, kaluan në pronësi të Lev Aleksandroviqit, njeriut zemërkeq dhe të pamëshirshëm, despotik, arrogant, prepotent e mizor, që për xhelozi të shoqen e mbante mbyllur në një dhomë, kurse mësuesin francez e kishte ekzekutuar. Ai tashmë ishte pronar i tokave të fshatit Boldino i qarkut Lukojansk. Në vitin 1798, fshati Boldino kishte 145 shtëpi me 1044 meshkuj dhe 1095 femra. Edhe fshatrat Novouspenskaja, Mallaja Boldino , kishin 98 shtëpi me 292 meshkuj e 290 femra. Gjithsej ato fshatra kishin 243 shtëpi me 1336 banorë të seksit mashkull dhe 1385 femra dhe shtrihej në 4538 desjatina tokë të lëruar, 544 desjatina (masë e sipërfaqes së tokës e barabartë me 1.092 hektar). Të gjitha sqarimet në tekst janë të miat, autorit. livadhe, 1965 desjatina pyje në shërbim aktiv dhe të familjeve, 162 desjatina nën kullotë dhe 72 desjatina të pa vlefshme.
Si fshat shtrihej në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Azanka. Atje zotëronte një rit pagan ku djemtë martoheshin sapo mbushnin 13 vjeç dhe merrnin për gra, vajza rreth 20 vjeçe. Vajzat, si martoheshin i rrihnin burrat e tyre për 4-5 vjet dhe pasi djemtë burrëroheshin, i rrihnin gratë. Në atë mënyrë të dy sekset kishin kohën e tyre të pushtetit dhe ekuilibri respektohej.
Gruaja e parë e Lev Aleksandroviq Pushkinit, ishte Maria Matvejevna Vejkova, me të cilën ai pati tre djem. Si u lirua nga kështjella, ai u martua për së dyti, me vajzën e një koloneli të gardës, Ollga Vasiljevna Çiçerina, me të cilën pati katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem: Sergei Lvoviq Pushkinin (1770-1848) dhe Vasili Lvoviq Pushkinin. Sergei Lvoviqi u martua me Nadjezhda Osipova Hanibal (1775-1836), të mbesën e Abram (Ibrahim) Petroviq Hanibalit. Në vitet tridhjetë Boldino u nda më dysh, ku gjysma e fshatit i takoi Sergei Lvoviqit dhe gjysma tjetër Vasili Lvoviqit. Jo larg fshatit Boldino ndodhej dhe fshati Kistenevo. Nga Boldino dhe Kistenevi Pushkinët merrnin çdo vit të ardhura taksa në natyrë ose para që i paguanin fshatarët sa më poshtë: Në vitin 1825 morën 13.106 rubla dhe 17 kopekë; në vitin 1826 morën 10.578 rubla dhe 65 kopekë; në vitin 1827 morën 7862 rubla dhe 04 kopekë, kurse në vitin 1828 morën 5515 rubla dhe 77 kopekë.
Sikundër duket nga shifrat, të ardhurat në vite u pakësuan dhe kjo erdhi pasi administratori bujkrob Mihail Ivanov Kallashnikov përvehtësonte të ardhurat me mashtrime. Pas martesës, Sergei me të shoqen dhe të vëllain, Vasilin, u vendosën në Moskë, ku shërbeu me gradën e majorit në dikasterin e komisionit të ekonomisë ushtarake. Të ardhurat filluan t’i pakësoheshin, për më tepër që jeta në Moskë kishte shpenzime të mëdha, gjë që e çoi në shkatërrim të plotë. Edhe Vasil Lvoviq Pushkini, kishte shërbyer në ushtri, në regjimentin Ismaillovsk për të dalë pas kësaj në lirim vitin 1797. Ishte poet i njohur në kohën e tij. Aktivitetin letrar e filloi në vitin 1793. Më 1816, ai u bë anëtar i rregullt letrar i revistës “Arzamas”. Pushkini kishte dhe një dajë, feudalin Nikita Kozllovin. Gjyshi i Nadjezhdës Osipovnës, me prejardhje negër ose abisin, ishte Ibrahimi, që arriti të bëhej kryekomandant me emrin Abram Petroviq Hanibal. Ai ishte rreth 6 vjeç kur u grabit në sarajet e sulltanit në Stamboll dhe në vitin 1707 e dërguan në Petërburg.
Për inteligjencën që ai tregoi, Pjetri I e çoi për studime në Paris. Hanibali përveç studimeve në matematikë, kreu edhe kursin në shkollën e artilerisë në qytetin Mec dhe u kthye në kryeqytet si profesor i matematikës dhe i fortifikimeve. Në fund të vitit 1730, Ibrahimi u takua në Petërburg me bukuroshen greke Evdokia Andrejevna Diopor, të cilën më vonë e akuzoi për tradhti dhe si e mbylli në burg, u martua me Kristina Regina Sheberg, vajzën e një kapiteni në portin Pernov të Rigës. Në vitin 1746 Elisaveta Petrovna, vajza e dytë e Pjetrit të Madh, i dhuroi Ibrahimit fshatin Mihaillovskoje, që fshihej midis distriktit të Opoçkës të gubernës Pskov. Njëri nga djemtë e Ibrahimit, Josifi ose Osip Abramoviq Hanibal, në Pokrovskoje u martua me Maria Aleksejevnën. Në vitin 1779 u lidh së dyti me vejushën Ustina Tolstoja. Më 26 maj të vitit 1799, Nadjezhda Osipovna, vajza e Osip Abramoviqit, u kurorëzua me martesë me Sergei Lvoviqin, djalin e Lev Aleksandroviqit dhe lindën Aleksandër Pushkinin, Ollgën dhe Levin në vitin 1800. Pas lindjes së Aleksandrit, çifti shkoi në fshatin Mihaillovskoje, që pas vdekjes së Osip Abramoviqit, në vitin 1806, prona i kaloi vajzës së tij, Nadjezhda Osipovnës, nënës së Pushkinit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDavid Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Pasojat e vërteta të identiteteve që formohen mënyrë traumatike njihen thellë vetëm në fund të jetës
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Letrat nga kampet e Shqipërisë, nënës në Itali: Mos u merakos nëse ndonjëherë të shkruaj zi
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Kush ishte Zonja e Parë e Prishtinës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit