Identifikohen 70 ankesa për shkeljen e Ligjit për zgjedhje (Video)
Mbi 100 paraqitje për parregullësi i kanë drejtuar qytetarët tek Qendra për liri “Civil”. Kjo qendër në periudhën prej fillimit të fushatës parazgjedhore, ka vërejtur mbi 70 raste të parregullsive të cilat janë të dokumetuara dhe të përpunuara.
Bëhet fjalë për 3 raste për fillim të parakohshëm të fushatës parazgjedhore, 14 raste për keqpërdorim të resurseve publike, punë jotransparente financiare të institucioneve dhe partive politike, 23 raste të keqpërdorimit të administratës publike, dy paraqitje për korrupsion zgjedhor, raste të shumta të gjuhës së urrejtjes, kërcënime, shantazhe , në të cilat prijnë partitë politike në pushtet. Parregullësitë tjera të cilat i ka shënuar kjo qendër, sipas kryetarit të saj, Xhabir Deralla, janë edhe pengesa e realizimit të së drejtës së votimit në ndërmarrje publike dhe private në të cilën janë hasur dy raste, 6 raste të dokumentuara të dhunës, dhunës fizike dhe të demolimit të shtabeve, si dhe votuesit fantom të cilët sipas kësaj qendre akoma ngelen prezent në listën e votuesve. “Ajo që është shumë alarmante, atë e kam thënë edhe në ditët e kaluara. Kemi17 raste të keqpërdorimit të personave të mitur në shkollat e mesme dhe shkollat fillore, si dhe në një rast edhe çerdhe, bëhet fjalë për raste nga më të ndryshmet të keqpërdorimit nga të gjitha pjesët e shtetit. Tekstualisht, çdo shkollë është shndërruar në shtab partiak, ku kuadri arsimor bashkë me këshillet e prindërve kryejnë presion mbi prindërit e nxënësve, duke i shfrytëzuar edhe nxënësit si mjet që t’i detyrojnë qytetarët në bashkëpunim me partitë në pushtet”, ka deklaruar Xhabir Deralla, Qendra për liri ”CIVIL”, njofton Tv Shenja.
Problem tjetër që është shumë i dukshëm sipas kësaj qendre, janë edhe problemet me qasjen në burimet e informacionit, ku sipas Petrit Saraçinit, mediat që kritikojnë pushtetin kanë pothuajse të pamundur që të arrijnë tek deklaratat apo burimet e partive në pushtet. Ai më tej nënvizoi edhe mungesën e debatit nëpër media, ku sipas tij, kjo bëhet kryesisht për shkak të asaj që OBRM-PDUKM qeveritare, refuzon të dalë në debat me kundërshtarin e tij politik. Ndërkaq, theksoi rastin me Televizionin Shenja, ku partia në pushtet BDI, refuzon që të marrë pjesë në këtë televizion.
“Tek mediat në gjuhën shqipe gjendja është pak më e mirë, partitë politike të pushtetit dhe opozitës dalin në debat, mirëpo jo te të gjitha mediat. Për shembull tek Televizioni Shenja, është e vërejtshme mungesa e partisë në pushtet BDI, ndërsa redaksia e këtij televizioni ankohet në një qasje shumë jokorrekte nga kjo parti, dhe në presione nga partia në pushtet”, tha Petrit Saraçini, aktivist.
Nga kjo qendër, gjithashtu njoftojnë për një fushëbetejë dominante të propagandës, gazetari të njëanshme, si dhe format e ndryshme të thyerjeve në mediat online, sipas të cilëve janë pothuajse të përditshme, gjë që vërehet te pjesa e mediave të afërta me pushtetin. U theksua edhe reklamimi i paguar politik, që sipas kësaj qendre nuk është e drejtë pasi, më së shumti vërehen reklamat e partive në pushtet./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!