LAJMI I FUNDIT:

Ideja e kombit kosovar, ide e dalë jashtë mode

Ka kohë qe në vendin tonë është duke u diskutuar për një temë e cila ka marrë një hovë të madh dhe pothuajse po prek zemrat e të gjithë shqiptareve. Në takime të zakonshme, në shkolla, në universitete, në media të shkruara dhe elektronike vazhdimisht po debatohet për ketë temë, pra është fjala për idenë e formimit të kombit kosovar. Dhe si çdo debat, edhe këtu shtrohen argumentet pro dhe kontra. Shtrohet pyetja se në cilat argumente mbështetet ideja e formimit të kombit kosovar?

Duke pasur parasysh se në botën sotme bashkëkohore ekzistojnë dy koncepte për kombin dhe atë kombi i shtetit dhe kombi i kulturës, ideatorët e kombit kosovar mbështesin konceptin parë, përkatësisht në fuqinë bashkuese të një historie e të një kushtetute të përbashkët politike. Sipas kësaj teorie shteti e krijon kombin dhe duke u mbështetur në ketë pikëpamje po arrijnë në përfundim se me krijimin e shtetit të Kosovës është krijuar edhe kombi kosovar. Ta zëmë se ideatorët e kombit kosovar kanë të drejtë, por në cilën histori dhe kushtetutë të përbashkët po mbështetët kombi kosovar?


Në historinë e përgjakshme, në historinë e represionit dhe gjenocidit të vazhdueshëm që kanë ushtruar serbët ndaj shqiptarëve, në armiqësinë qe serbët kanë treguar ndaj shqiptarëve, në mos pranimin e shtetit të Kosovës, pra çka mund t’i lidh shqiptarët me serbët kur asgjë nuk kemi të përbashkët, pos raportit të viktimës dhe agresorit!

Formimi shtetit të Kosovës nuk ka pas çfarë të krijojë sepse tanimë lufta, sakrifica dhe gjaku i kombit shqiptar i vuri themelet e shtetit të Kosovës.

Kombi shqiptar i takon konceptit të dytë, gjegjësisht kombit të kulturës i cili është një bashkësi e qëndrueshme njerëzish e formuar historikisht në bazë të gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe formimit psikik që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Jo rastësisht shteti amë, Shqipëria është quajtur si shtet shqiptar, po ashtu edhe mbretëria e Zogut është quajtur si mbretëria shqiptare dhe e gjithë kjo ka qen në mënyrë qe t’i përfshin të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë londineze.

Në përkufizimin e tij për kombin, Renani thotë se kombi është një bashkësi e madhe solidare qe e lidhë ndjenja e sakrificës së kryer dhe sakrificave, për te cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen.

Kombin shqiptar e lidh ndjenja e sakrificave në të kaluarën, synimet për të ardhmen, po ashtu gjuha, tradita dhe gjaku i derdhur për liri e mbi të gjitha idealet kombëtare. Pronësia mbi shtetin nuk e përcakton kombin sepse po të ishte ashtu tashme shqiptarët nuk do të ekzistonin si komb, duke pas parasysh se gjithmonë kane qenë të shtypur e të persekutuar dhe jo vetëm kaq, por nuk do të ekzistonin as si qenie njerëzore, andaj ishte kultura, gjuha, gjaku dhe idealet kombëtare qe i kanë mbajtur të gjallë, pra ishte kombi shqiptar.

Shumë ideator të kombit kosovar gjakun e derdhur për liri e cilësojnë si themel të kombit kosovar, çfarë turpi? Jo more zotërinj lufta, sakrifica dhe gjaku i derdhur për liri nuk ishte për kombin kosovar, por për flamurin kuq e zi, për kombin shqiptar, sepse betimi i ushtareve të UÇK-së ishte për bashkim kombëtar dhe falë luftës së lavdishme të UÇK-së sot kemi edhe shtetin e dytë shqiptar.

Serbisë dhe serbëve asnjëherë deri me tani nuk ju ka penguar një shtet jo shqiptar në Kosovë, por i ka penguar pikërisht e kundërta një shtet me shumicë shqiptare. Si shembull interesant vlen të përmendet rasti në ndeshjen futbollistike ndërmjet Italisë dhe Serbisë në tetorin e vitit të kaluar ku tifozët serbë dogjën flamurin tonë kombëtar (e jo atë shtetëror), duke brohoritur parulla kundër Kosovës dhe Shqiptarëve.

Të gjitha këto ide dhe nisma nga intelektualet për kombin kosovar, qe tani mendojnë se kanë të drejtë do të vije koha kur do të kuptojnë se ishte një gabim shumë i madh i tyre dhe këto ide janë ide të dalë jashtë mode.

Pra të nderuar intelektual të mos e mbështeteni një ide e cila qe në start është e dështuar, sikurse qe ka dështuar edhe bashkim-vëllazërimi në kohën e Jugosllavisë apo atë botë disa theksonin se ekziston kombi jugosllav, mirëpo ku është sot ai komb!?

(Autori vijon studimet postdiplomike – master, Drejtimi Civil në Fakultetin Juridik të UP-së, njëherësh është edhe politolog i diplomuar)