LAJMI I FUNDIT:

Ibra mungoi ndaj Barcelonës? Ja ku ishte “fshehur” suedezi (Foto)

Ibra mungoi ndaj Barcelonës? Ja ku ishte “fshehur” suedezi (Foto)

Mungesa e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës u ndje shumë. Zllatan Ibrahimoviç nuk mundi të zbresë në fushë për të luajtur kundër Mesit me shokë që fituan 3-1 në stadiumin “Parku i Princave”.

Po ku ishte në të vërtetë suedezi, sepse as në tribunë, në krah të shokëve të tjerë që mungonin, si Verrati dhe Tiago Mota nuk u pa?

Dikush e ka parë në stacionin e trenit… E çuditshme, por ngjashmëria mes këtij shitësi biletash dhe yllit të Parisit është e madhe.


Fotoja në fjalë ka bërë xhiron e botës dhe në mënyrë ironike të gjithë kanë menduar se Ibra është i dy punësuar… /gazeta shqip/