LAJMI I FUNDIT:

Ia vënë emrin e veturës

Ia vënë emrin e veturës

Një çift e ka emëruar vajzën e tyre Kia- pasi që ajo ka lindur në ulësen e pasme të një automjeti Kia.

Tony Richardson dhe Samantha Smyth ishin duke shkuar drejt spitalit me veturën Kia të nënës së Samanthas, mirëpo ata nuk kishin arritur në spital me kohë.

Foshnja Kia lindi në ulësen e pasme të veturës, ndërsa çifti vendosi t’ia ndërrojë emrin për të cilin ishin përcaktuar më herët ‘Tilley’, në Kia, për ta shënuar mënyrën e pazakontë të lindjes.

Ndërsa kompania e automjeteve Kia pasi ka dëgjuar për këtë gjë, ka vendosur t’ia dhurojë familjes një Kia Carens, automjet i ngjashëm me atë ku kishte lindur vajza Kia. /Telegrafi/