LAJMI I FUNDIT:

Ia ndaluan me gjyq të bëjë seks për shkak të IQ-së së ulët

Ia ndaluan me gjyq të bëjë seks për shkak të IQ-së së ulët

Një gjykatës në Londër ia ndaloi një burri me emrin Alan, seksin pasi u vërtetua se ka nivel të ulët të inteligjencës.

Burrit 40 vjeçar iu ndalua seksi pasi IQ e tij është vetëm 48. Alan thuhet se ka jetuar me një të dashur, por në vendimin e gjykatës thuhet se ai ka “dëshirë të fortë seksuale” të panatyrshme për marrëdhëniet me partner, kështu që gjykata ia ndaloi të jetojë me të dashurën e tij.

Gjykatësi tha se IQ e tij është gjithsej 48 dhe ai nuk është i vetëdijshëm për veprimet e veta. Vetë Alan pranoi se nuk ka kapacitet të pamjaftueshëm mental për të ditur dhe kuptuar rreziqet shëndetësore të cilat transmetohen gjatë marrëdhënieve seksuale, shkruajnë mediat britanike. /Telegrafi/