LAJMI I FUNDIT:

I zhveshur dhe i rrezikshëm

I zhveshur dhe i rrezikshëm

Një grua nga Malajzia është befasuar në mënyrë të pakëndshme kur ka zbuluar se mashkulli i zhveshur, i cili po rrinte i shtrirë në krevatin bashkëshortor, nuk ishte burri i saj i ligjshëm, por një burrë tërësisht i panjohur, i cili paraprakisht edhe e kishte plaçkitur atë.

Amvisja 36-vjeçare kishte bërë gjumë të rëndë kur hajni ka parë se edhe burri i saj po bënte të njëjtën gjë, në një krevat në dhomën tjetër. Ai është zhveshur dhe është shtrirë pranë saj, shkruan në raportin policor nga qyteti Terengganu, në lindje të Malajzisë.

Gruaja kishte dyshuar kur e kishte pyetur diç, ndërsa zëri që ishte përgjigjur kishte qenë i panjohur për të. Ajo ka dalë në dhomën tjetër dhe ka zbuluar se burri i saj ishte i shtrirë në krevat.

Më të kuptuar se dikush tjetër paska qenë pranë saj, ajo ka filluar të bërtasë, ndërsa hajni ka kërcyer nga dritarja së bashku me gjërat e vjedhura.