LAJMI I FUNDIT:

I propozoi fejesë stjuardesës gjatë fluturimit

I propozoi fejesë stjuardesës gjatë fluturimit

Gjatë fluturimit të aeroplanit nga Lisbona drejt Barcelonës, një i ri e fejoi të dashurën e tij, Vera Silva, e cila punon si stjuardesë.

Joao Vierie tërë planin e kishte bërë me pjesën tjetër të ekuipazhit, ndërsa ishte futur në aeroplan pa e vërejtur fare e dashura e tij. Gjatë fluturimit mori mikrofonin e pilotit dhe para pasagjerëve e pyeti nëse pranon të martohej me të.

“Nga frika mendova se mund të fshihesha në WC, por megjithatë hoqa dorë”, tha Vera.

Edhe pse mbeti e shokuar, pranoi të fejohej, ndërsa në këtë rast mbi 80 udhëtarë i duartrokitën. Edhe ekuipazhi mbeti i emocionuar, ndërsa kapiteni i aeroplanit deklaroi se e tërë kjo ishte shumë qesharake, por edhe romantike dhe se gjatë 35 viteve të karrierës së tij nuk kishte përjetuar një gjë të tillë. /Telegrafi/