LAJMI I FUNDIT:

I pashtëpi brenda natës

I pashtëpi brenda natës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekzistojnë mijëra ndërtesa të gatshme për tu rrënuar, derisa një banor nga Detroiti ka paditur autoritetet e qytetit të tij për shkak se gabimisht shtëpinë e tij e kanë rrafshuar me tokë.

Eric Roslonski ka ngritur padi ndaj qytetit të hënën, më shumë se dy vjet pasi që shtëpinë e tij të cilën e ka restauruar është shkatërruar pa paralajmërim. Amerikani pohon se ka investuar mbi 30.000 dollarë në pronën e tij në pjesën lindore të Detroitit të cilën e ka blerë për 7.000 dollarë.

Një ditë të verës së vitit 2006, ai më nuk mundte as të gjente shtëpinë e tij në rrugën Flanders me numër 13405.

"Jam vozitur tri herë nëpër rrugë dhe pyetja veten: “Ku është shtëpia ime?’", ka thënë ai.


Avokati i tij Jeffrey Dworin ka thënë se shtëpia ishte larguar nga lista për rrënim, e më pas është kthyer në të pa dijeninë e Eric Roslonskit.

Roslonski në padinë e tij nga autoritetet e qytetit kërkon dëmshpërblim për humbjet e tij financiare. Amerikani ka rindërtuar një shtëpi tjetër në të njëjtën rrugë dhe e ka shitur për 85.000 dollarë.