Një egjiptian të mërkurën ia ka ofruar vajzën e tij 20-vjeçare gazetarit irakian Muntazer al-Zaidi, i cili të dielën në Bagdad e ka gjuajtur me këpucë presidentin amerikan George W. Bush.
Edhe vet e bija Amal Saad Gumaa, përndryshe studente në universitetin Minya në Egjiptin qendror, është pajtuar me idenë.
"Do ta kisha për nder. Do të doja të jetoj në Irak, posaçërisht me këtë hero", ka thënë ajo në një bisedë telefonike për agjencinë e lajmeve Reuters.
Babai i saj, Saad Gumaa, ka deklaruar se e ka thirrur vëllain e Zaidit me emrin Dergham dhe ia ka paraqitur këtë ofertë martese.
"Nuk kam mundur të gjej diçka më të vlefshme që t’i ofroj, kështu që jam i gatshëm t’i siguroj asaj krejt ato çfarë i nevojiten për martesë", ka shtuar ai.
Veprimi i Zaidit ka shkaktuar jehonë të madhe në mbarë botën, e veçanërisht është mirëpritur në mesin e arabëve të cilët e gjykojnë Bushin për invazion në Irak dhe mbështetje ndaj Izraelit.
Zaidi ende nuk ka dhënë përgjigje të saktë për ofertën e martesës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?
Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës
Zbulohet kubi më i vogël i rubikut në botë - ai vjen me një çmim të lartë
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)
Dashuria e burrit
Gruaja filmon veten duke vjedhur në dyqan, tani përballet me një ndalim dy-vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia