LAJMI I FUNDIT:

I dehuri ‘kalëron’ krokodilin, por…

I dehuri ‘kalëron’ krokodilin, por…

Një australian ishte dërguar në spital me lëndime në këmbë, pasi në gjendje të dehur kishte tejkaluar pengesat për të ‘kalëruar’ mbi një krokodil.

Pasi ishte përzënë nga një kafene për shkak se ishte i dehur në Broome të Australisë, ky person ka tejkaluar një pengesë në parkun e krokodilëve dhe ka hipur mbi krokodilin e quajtur Fatso, i gjatë pesë metra, i cili fillimisht e largoi nga trupi i tij dhe më pas e kafshoi atë në këmbë.

Fatso befasisht e la personin në fjalë të largohet, i cili me shpejtësi iku nga krokodili para se të dërgohej në spital me disa lëndime vërtet serioze. /Telegrafi/