LAJMI I FUNDIT:

Hyn në aeroplan si plak, doli si djalë i ri

Hyn në aeroplan si plak, doli si djalë i ri

Ngjarja tingëllon sikur në skenat e filmave: plaku, i cili mezi ecte, futet në aeroplan në Hong Kong, ndërsa në Kanada del nga aeroplani si një djalë i ri aziatik.

Aziatiku tërhoqi vëmendjen e personelit në aeroport para se të nisej nga Hong Kongu, pasi kishte duar shumë të reja, por policia filloi hetimet vetëm pasi vërejti se plaku nuk kishte aterruar në Vancouver.

Autoritetet e Kanadasë thanë se ky është një rast i një maskimi të jashtëzakonshëm. Aziatiku në Hong Kong kishte shfrytëzuar një maskë silikoni për fytyrë dhe qafë, për tu dukur si plak, ndërsa më pas në tualet të aeroplanit kishte hequr maskën dhe kishte dalë jashtë. Në raportin e shërbimit kufitar kanadez thuhet se zyrtarët e kompanisë ajrore “Air Canada” ishin njoftuar se në fluturim ndodhet edhe një mashtrues i mundshëm, me prejardhje nga Hong Kongu.

Zyrtarët njoftuan se një i bardhë i moshuar është marrë në pyetje në aeroportin e Hong Kongut, pasi ishte vërejtur se kishte duar shumë të reja në krahasim me fytyrën, por megjithatë ishte lejuar të futej në aeroplan. Siç thuhet në raport, gjatë fluturimit është vërejtur se plaku ishte futur ne tualetin e aeroplanit, ndërsa në vend të tij nga tualeti doli një aziatik në të njëzetat.


Rasti i pazakontë është lajmëruar në shërbimin kufitar të Kanadasë, ndërsa i riu është arrestuar me të dalë nga aeroplani. Aziatiku, emri i të cilit nuk është bërë publik, fillimisht mohoi fajin, por policia në çantën e tij gjeti maskën e silikonit dhe përgatitjet tjera të maskimit, ndërsa deri në fund të hetimeve do të mbahet në paraburgim në Kanada, shkruan “Daily Mail”. Pasaportën të cilën e shfrytëzoi aziatiku i përket një shtetasi plak nga SHBA-të, megjithatë nuk dihet se si e siguroi ai këtë pasaportë. /Telegrafi/