LAJMI I FUNDIT:

Hutin e dehur e ndaloi policia

Hutin e dehur e ndaloi policia

Të martën policia e trafikut në Gjermani u dërgua për ta kryer një intervenim aspak të zakontë. Detyra e tyre ishte të largonin një hut të dehur nga rruga.

Zëdhënësi i policisë lokal i tha gazetës gjermane “Der Spiegel” se një grua e cila po shëtiste qenin e saj alarmoi policinë pasi pa hutin “e hutuar” në mes të rrugës e që po pengonte edhe trafikun.

Kur arriti policia në vendin e ngjarjes, pa se huti mezi i mbante sytë qelë dhe mezi rrinte në këmbë, ndërsa sa për fluturim as që bëhej fjalë.

“Nuk e bëmë testin e alkoolit, por afër gjetëm dy shishe të zbrazura me raki, me të cilat me siguri shoi etjen. E dërguam tek një ekspert lokal për zogjtë i cili ia nxori dehjen duke i dhënë shumë ujë. Huti nuk ishte lënduar dhe pasi e mori veten është liruar”, njoftoi policia. /Telegrafi/